Nuk ka më gjyqtarë për Emiljano Shullazin, KLGJ bën sehir

E mërkurë, 05 February 2020 18:58

Çështja penale në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Zela, Endrit Qyqja dhe Blerim Shullazi zvarritet prej një viti në Apel, ndërkohë që Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk i ka dhënë ende një zgjidhje formimit të një trupe gjykuese.

Tre seancat e fundit në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë shtyrë në pritje të përgjigjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor për mundësinë e plotësimit të trupës gjykuese me dy anëtarë.

Të mërkurën, gjyqtarja e vetme e mbetur në këtë çështje, Albana Boksi tha se pritej përgjigje zyrtare për caktimin e dy anëtarëve të tjerë të kolegjit penal.

“Do njoftoj nënkryetaren e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që të kërkojë në KLGJ zgjidhjen e situates,” tha Boksi, duke e shtyrë sërish seancën për në datën 20 shkurt.

Por Këshilli i Lartë Gjyqësor duket se nuk ka ende një zgjidhje. Në përgjigje të një kërkese të BIRN, KLGJ deklaroi se ishte duke e trajtuar plotësimin e trupës gjyqësore ndaj Shullazit dhe të tjerëve, pa dhënë detaje se kur mund të zgjidhet ngërçi i krijuar.

“Përmes disa kërkesave është kërkuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor që të shprehet/të konfirmojë statusin e gjyqtarëve, të gjykatave të Shkallës së Parë apo të Apelit me juridiksion të përgjithshëm të caktuar më herët nga Këshilli për gjykimin e disa çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykatat për Krimet e Rënda… Informojmë se Këshilli i Lartë Gjyqësor është duke trajtuar me seriozitet dhe prioritet problematikën e parashtruar nga ana Juaj, përfshirë edhe sensibilizimin, por edhe anagazhimin e aktorëve të procesit ligjvënës,” tha KLGJ përmes një zëdhënësi.

Emiljano Shullazi është dënuar me 14 vjet burg në shkallë të parë për veprat e shtrëngimit për dhënie pasurie, shkatërrim i pronës dhe kanosje. Ndërkohë, Gilmando Dani është dënuar me 12 vjet burg, Qyqja dhe Zela me nga 10 vjet dhe Blerim Shullazi me 9 vjet burg.

Nga janari 2019, në Apel kanë dështuar mbi 30 seanca në këtë proces. Sipas të dhënave të publikuara në faqen e ish-Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda: 16 seanca u shtynë për shkak të mosparaqitjes së avokatëve; dy seanca për njoftimin e avokatëve që nuk kanë qenë prezentë; në një rast për shkak të largimit të të pandehurve dhe avokatëve nga salla e gjykimit; një rast për mos paraqitjen e një të pandehuri dhe një prej viktimave dhe në 10 raste për mosformim të trupës gjykuese.

Nga pesë gjyqtarë që ka aktualisht Apeli i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, disa janë dorëhequr pasi kanë shqyrtuar më parë seancën paraprake të kësaj çështjeje ose u janë përgjigjur kërkesave të të pandehurve për dorëheqje./BIRN

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...