Dhunoi e vrau dy turistët anglezë, habit krimineli vlonjat i dënuar me burgim të përjetshëm: S’e dija që isha në kërkim. Jam i martuar!

E Enjte, 06 February 2020 14:24

Gjykata e Vlorës ka vendosur të lërë në burg shtetasin Bardhosh Mino alias Lytaj, “të fortin” e akuzuar për disa vepra të rënda penale. Mino u arrestua dy ditë më parë nga Policia e Vlorës, ndërsa rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi për vrasjen e dy turistëve anglezë.

Ai akuzohet gjithashtu edhe trafik të lëndëve narkotike, si dhe për arratisje nga burgu, gjatë kohës që vuante dënimin për vrasjen e turistëve. Seanca e sotme në Gjykatën e Vlorës është zhvilluar me dyer të mbyllura, por gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar për “BalkanWeb” një pjesë të dëshmisë së tij dhënë para togave të zeza.

  • foto galeri
  • foto galeri

Kështu, gazetari Mehmeti ka mësuar se Mino është shprehur në gjyq se “kam kryer burg në Greqi. Nuk e dija që isha në kërkim. Jam martuar, madje edhe me fëmijë”.

Mino ishte shpallur në kërkim nga autoritetet greke, ndërsa ka një të shkuar shumë të errët.
Ai akuzohej në shtetin fqinj për vjedhje të kryer në bashkëpunim, vjedhje me pasojë vdekjen e më shumë se një personi, grabitje me armë kryer në bashkëpunim, dhe vrasjen e dy turistëve anglezë në Patra të Greqisë, ngjarje e ndodhur në vitin 1998.

Mino grabiti, dhunoi dhe vrau dy turistë anglezë në afërsi të Patrës dhe për këtë ngjarje Gjykata e Shkallës së Parë në Patra e dënoi atë me burgim të përjetshëm.
Mbi Minon rendojnë edhe akuza e trafikut të lëndëve narkotike, prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike për të cilën Gjykata e Kretës e ka dënuar me gjashtë vite burg.

Mino është dënuar nga Gjykata e Korfuzit me pesë muaj burg dhe për vjedhje të energjisë elektrike. Vendim i gjykatës së Shkallës së Parë në Patra të Greqisë pritet të konvertohet në burgim të përjetshëm në Shqipëri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...