'Shpirti ma di, strukemi në batanije'/ Banorët në Durrës në mëshirë të fatit pas tërmetit

Premte, 07 February 2020 21:32

Pas tërmetit të datës 26 nëntor, mijera familje mbetën në qiell të hapur. Fax News ishte në familjen e Ahmet Lilës, në Durrës, ku kryefamiljari u shprehet se jeton në kushte të mjerueshme.

Në murin e jashtëm të banesës është shpallur që shtëpia është e pabanueshme, por megjithatë banorët vijojnë në qendrojnë aty pasi nuk kanë se ku të shkojnë.

“Bie shiu brenda. Futemi nëpër dysheqe dhe mblidhemi në batanije. Këto janë kushtet. Nuk e fitojmë bonusin dhe asgjë. Nuk kemi asnjë lloj shprese. Shtëpia është e dëmtuar", u shpreh kryefamiljari.

Ndërkohë që vajza tregoi se autoritet nuk i kanë ndihmuar dhe bën apel që mos ti lënë në mëshirë të fatit.

 

“Nuk ka pasur asnjë ndërhyrje, asnjë ndihmë. Kryetari i komunës më ka thënë nuk kam çfarë të bëj. Ne strukemi dhe po jetojmë mes frikës, pasi kemi frikë se mos bie ndonjë tërmet tjetër. Nuk ja dalim dot. Shpirti ma di, strukemi në batanije. Mua nuk me kanë dhënë asgjë. I bëj thirrje të na ndihmojmë dhe mos të na lënë në rrezik për jetën. Duhet të na ndihmojnë dhe most ë na lënë në mëshirë të fatit", u shpreh ajo.

Kujtojmë se sot, u bë publik vendimi i qeverisë, sipas të cilit, 190 milionë lekë do të përdoren për ngritjen e të ashtuquajturit "portal për rindërtimin".

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...