Shkëmbim zjarri mes policisë greke dhe 3 shqiptarëve në Korinth

Saturday, 08 February 2020 17:24

Një konflikt i armatosur me armë zjarri është shënuar në Korinth të Greqisë, me protagonistë policinë greke dhe tre shtetas shqiptarë.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për “Balkanweb” se policia greke po vëzhgonte prej kohësh një automjet të dyshimtë, që mendohej se kishte lidhje me disa vjedhje në zonë.

Sapo e ka pikasur atë dhe është vënë në ndjekje, nga mjeti është hapur zjarr. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, janë plagosur 2 prej grabitësve, shtetas shqiptarë, ndërkohë që është arrestuar i treti.

Një prej të plagosurve është duke marrë mjekim në Spitalin e Thriasios, ndërsa tjetri në atë të Korinthit. Dy shqiptarët kanë marrë plagë në këmbë.

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...