“Ekonomia shqiptare po përballet me pasojat e tërmetit”, Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Ja si të tërheqim investitorët e huaj

Hënë, 10 February 2020 12:30

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, deklaroi sot se përmirësimi i klimës së investimeve është një nga çështjet bazë të punës së institucionit, që ai drejton.

“Kjo është akoma më e rëndësishme tani që ekonomia shqiptare ballafaqohet me tkurrjen e investimeve nga 2 projektet më të mëdha infrastrukturore: TAP dhe Devoll dhe pasojat nga tërmeti”, u shpreh Jaço.

“Por, që investitorët e huaj të vijnë në Shqipëri, duhet të gjejmë terren dhe klimë të favorshme”, tha Jaço, ndërsa u ndal te Shqipëria në nivelin e konkurrencës rajonale.

“Shqipëria renditet e 82 në botë, ndërkohë që të gjithë fqinjët tanë (përveç Bosnjes, e cila ka kushte të tjera gjeopolitike) renditen ndjeshëm më lart. Mali i Zi renditet e 50, Kosova e 58-ta, Serbia e 44, ndërsa Maqedonia e Veriut e 17-ta. Serbia dhe Maqedonia e Veriut që kanë fituar konkurrencën rajonale për thithjen e investimeve të huaja. Shqipëria duhet të fillojë të mendojë për këtë”, deklaroi zyrtari i lartë.

Login to post comments