‘Shqyhen’ qelitë e burgjeve/ Me 2 burgime të përjetshme, kërkon të përdorë skemën e Dokles për të fituar lirinë

Hënë, 10 February 2020 18:48

Vijojnë lëvizjet për dalje nga burgu nga ana e personazheve të njohur të botës së krimit të dënuar me burgim të përjetshëm.

Admir Tafilaj ka kërkuar që të përdorë skemën e anëtarit të Bandës së Durrësit, Indrit Dokles për të përfituar ulje dënimi, kërkesë kjo që është refuzuar nga gjykata e Burrelit, raporton gazetarja Anila Hoxha.

Tafilaj është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy vëllezërve Pjetrushi, por edhe me një tjetër të përjetshëm si kreu i grupit të strukturuar kriminal i njohur ndryshe si ‘Grupi Tritoli’. Ai e drejtonte grupin nga burgu, teksa ka porositur Kristi Pinën për vrasjen e Ibrahim Manit për hakmarrje.

Pina në momentin që u arrestua vendosi që të bëhej bashkëpunëtor me drejtësinë.

Teksa sa i përket rastit Dokle i cili u raportua Ekskluzivisht për Top Channel nga Anila Hoxha, ai u lirua muajin e kaluar edhe pse ishte dënuar me burgimi të përjetshëm si anëtar i bandës së Durrësit, ku akuzohej për dhjetëra vrasje, plagosje dhe krime të tjera.

Ai gjithashtu  ishte dënuar edhe me 16 vite të tjera heqje lirie për shkak se drejtonte trafikun e drogës nga burgu. Ai ishte anëtari i vetëm i bandës që ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Avokati i Dokles ishte shprehur: Avokati i Doklës ka deklaruar gjatë seancës se klienti i tij “ka kryer 25 vite burgim dhe është sjellë mirë”. Ai gjithashtu deklaroi se Dokle nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërsa të njëjtin pretekst ka përdorur edhe Tafilaj, kërkesa këto që janë rrëzuar dhe ka pasur disa arsye nga gjykata e Burrelit.

Një burim i Top Channel nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është shprehur se, institucioni në fjalë kundërshtoi në gjykatë me argumentin se: “Atij i janë gjetur sende të ndaluara si telefona etj, nuk ka shfaqur në asnjë moment shenja pendese, nuk është bashkëpunues me autoritete ku ndodhet si dhe është agresiv”.

Akuzat që rëndojnë mbi Admir Tafilajn:

– “Vrasje me paramendim”;

– “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”;

– “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje”;

– “Vetëgjyqësi”;

– “Krijimi i Grupit të strukturuar kriminal”; dhe

– “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...