Gjykata kthen në detyrë dy policë, pezullohen 5 të tjerë

Tuesday, 11 February 2020 16:55

Vetëm pak ditë pasi SHÇBA i pezulloi nga puna, Gjykata e Krujës ka kthyer në detyrë dy punonjës policie, nga 7 të pezulluar.

Ata janë Muharrem Celami me detyrë ndihmës-specialist për rendin dhe Kadri Daci po ndihmës-specialist për rendin.

Gjykata në rastin konkret konkludoi se nuk kishte vepër penale.

Ndërkohë që gjykata la në fuqi vendimin e prokurorisë për 5 policët e tjerë.

7 punonjësit e policisë së komisariatit të Kruhës ishin pezulluar nga detyra për shpërdorim detyre.

Sipas Prokurorisë së rrethit Krujë, gjatë ushtrimit të detyrës ata kanë favorizuar kultivimin e kanabisit, ndërtimeve pa leje si dhe kanë manipuluar dhe fshehur disa ngjarje.

Efektivët e pezulluar janë punonjës patrulle të përgjithshme dhe ndihmës specialist për rendin.

Pezullimi i efektivëve nga puna është bërë në kuadër të operacionit "Abuzuesit e detyrës 2", vazhdim i operacioni ku u arrestuan 17 punonjës policie në Durrës, të cilët më pas u liruan, duke iu komunikuar masa të lehta sigurie dhe pezullimi nga puna.

Punonjësit e policisë për të cilët Gjykata vendosi të pranojë vendimin e prokurorisë për pezullimin e tyre nga detyra

- Xhevair Babasi punonjës i Patrullës së Përgjithshme;

- Sabri Danaj ndihmës/specialist për Rendin;

- Nuri Sefa ndihmës/specialist për Rendin;

- Dervish Sana ndihmës/specialist për Rendin;

- Fatmir Beqaj punonjës i Patrullës së Përgjithshme.

Punonjësit e policisë që kthehen në detyrë

- Kadri Daci ndihmës/specialist për Rendin;

- Muharrem Celami, ndihmës/specialist për Rendin;

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...