Del nga karantina studentja shqiptare dhe 41 të evakuarit nga Kina

Premte, 14 February 2020 12:08

Ankara – Një shqiptare bashkë me 41 persona të tjerë, që ishin futur në karantinë në Turqi pasi ishin evakuar nga Wuhani i Kinës më 1 shkurt, dolën nga spitali të premten, njoftoi Anadolu Agency.

Emri i  shqiptares nuk jepet, por u bë e ditur që në fillim të muajit si Silvana Doçi. (Lexo më shumë)

Sipas Anadolu Agency, Ministri i Shëndetësisë së Turqisë tha se asnjë prej tyre -  32 turq, 6 azerbajxhanas, tre gjeorgjianë dhe 1 shqiptar -  nuk treguan asnjë shenjë të COVID-19, sëmundjes se shkaktuar prek koronavirusit vdekjeprurës.

“Në përputhje me rekomandimet e Komitetit Shkencor të Turqisë, të 42 personat u futën në karantinë për 14 ditë dhe tani kanë dalë nga spitali,” tha Ministri i Shëndetësisë së Turqisë Fahrettin Koca për gazetarët.

Ai tha se një mori analizash iu bënë për t’u siguruar se asnjë prej tyre nuk ishte mbartës i koronavirusit të ri, të njohur si nCOL-2019.

Të gjitha ata ishin evakuar nga Wuhani, epiqendra e shpërthimit të virusit me një avion special ushtarak të dërguar nga Turqia më 1 shkurt.

Personeli mjekësor, personali ushtarak dhe gazetarët që ishin pjesë e misionit të shpëtimit kishin dalë më herët nga karantina , në 11 shkurt./ar.sh/SYRI.NET

FOTO: Grupi që u nis me avionin turk, nga Kina

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...