Muaj të tërë pa marrë rrogat, punonjësit e Nënstacionit elektrik të Poçemit në ditën e dytë të grevës së urisë: Nuk tërhiqemi, duam paratë tona!

Premte, 14 February 2020 14:49

Në ditën e dytë të grevës së urisë një prej punonjësve të nënstacionit elektrik dhe pompimit të Poçemit ka shfaqur probleme shëndetësore

Pavarësisht kësaj ai është rikthyer në grevë së bashku me 13 punonjësit e tjerë, te cilët shprehen të vendosur për të vijuar këtë protestë, deri në garantimin e zgjidhjes për ta. Shkak për grevën e tyre janë bërë 27 pagat e prapambetura

“Ne jemi të vendosur që ti shkojmë deri në fund iniciativës tonë. Duam paratë për punën që kemi bërë. Shteti te mos tallet me ne, boll kemi duruar. Nuk dalim nga greva pa marre pagat. Duan të na përçajnë, pasi kanë bërë kontrata për disa punëtorë. Deri tani nuk na është ofruar asnjë zgjidhje”, tha një prej grevistëve.

Login to post comments