Iu nënshtruan testeve të shumta, Turqia nxjerr nga karantina 42 personat që kishte futur në karantinë, mes tyre një shqiptare

Premte, 14 February 2020 17:05

Të 42 personat e futur në karantinë në Turqi, pas evakuimit sepse kishin ardhur nga qyteti i Kinës, Wuhan u larguan nga spitali ditën e sotme.

silva doci

Ministri i shëndetësisë i Turqisë tha se asnjë nga individët, prej tyre 32 shtetas turq, gjashtë azerbajxhanas, tre gjeorgjianë dhe një shqiptar, Silva Doçi, nuk kishin rezultuar të prekur me koronavirus.

“Në përputhje me rekomandimet e Komitetit Shkencor të Turqisë, 42 personat ishin vendosur në karantinë për 14 ditë dhe tani janë larguar sot nga spitali,” u tha Fahrettin Koca, gazetarëve në Ankara, shkruajnë mediat turke.

Ai tha se janë bërë teste të shumta për të siguruar që asnjë prej tyre nuk ishte bartës i koronavirusit të ri.

Qytetarët e huaj midis evakuuarve do të kthehen në vendet e tyre ditën e shtunë, shtoi Koca.

Login to post comments