‘As kontroll, as hiç fare’/ Emigrantët: Vulosëm pasaportën dhe më vunë dorën në ballë

Diel, 23 February 2020 09:55

Pas shfaqjes së koronavirusit në Itali ku deri më tani janë shënuar dy viktima dhe 74 persona të infektuar, është rritur rreziku edhe për vendin tonë.

Megjithatë shqiptarët që jetojnë në Itali kanë vendosur që të nisen drejt Shqipërisë për shkak të frikës së infektimit nga ky virus.

Në mesantë janë vënë re rradhë të gjata të emigrantëve në Brindisi të cilët po niseshin me target drejt Vlorës.

Fax News në një lidhje live nga porti i Vlorës, deklaroi se nuk ka asnjë kontroll mjekësor në vend, vetëm plotësimi i një formulari, ndërkohë që në Brindisi nuk janë pyetur fare.

 “Nuk ka asnjë kontroll mjekësor në vend. Situata është alarmante sepse nuk matet as temperatura e trupit. As formularë, as pyetësor dhe asnjë lloj kontrolli tjetër në Brindisi. Sapo kam kaluar pikën e kufirit dhe nuk ka pasur asnjë kontroll. Edhe në Brindisi është e njëjta situatë dhe askush nuk të pyeste. Aty kalohet lehtësisht dhe e njëjta gjë ndodh edhe në portin e Vlorës. Autoritet në Portin e Vlorës nuk kanë marrë asnjë masë rigoroze, vetëm një plotësim formulari,”- raporton Fax News.

Edhe qyetarët shprehen se askush nuk i ka kontrolluar, por shtojnë se një pjesë e tyre në Portin e Vlorës janë kontrolluar për temperaturë.

“Shkruajtëm vetëm emrin dhe mbiemrin. Kur erdha këtu më matën temperaturën. Kaq. Edhe mua këtë kontroll. Vulosëm pasaportën dhe më vunë dorën në lule të ballit.

As fare kontroll hiç fare. S'ka më keq! Ça flet, asnjë çikë, hiç fare.

Për shëndetin në Brindisi asgjë! Po nuk u kontrollua atje, këtu ska efekt se mund të infektohesh në traget,”- u shprehën emigrantët e kthyer.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...