Kush është ‘pacienti zero’ i koronavirusit?

Hënë, 24 February 2020 11:33

Nga Fernando Duarte, BBC

Autoritetet kineze dhe ekspertët kanë kundërshti në lidhje me origjinën e shpërthimit të koronavirusit. Më konkretisht, për atë se kush është ‘pacienti zero’ i kësaj epidemie. I njohur edhe si rast indeksi, pacienti zero është një term që përdoret për të përshkruar njeriun e parë të infektuar nga një sëmundje virale ose bakteriale në një epidemi

Përparimet në analizat gjenetike tashmë e bëjnë të mundur që të gjurmohet deri në origjinën e virusit përmes të infektuarve. E kombinuar me studime epidemiologjike, shkencëtarët mund të evidentojnë individët që kanë qenë të parët që kanë përhapur sëmundjen duke provokuar kështu shpërthimin

Identifikimi i tyre mund të ndihmojë në adresimin e çështjeve themelore se si, kur dhe përse nisi kjo sëmundje. Këto mund të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së infeksionit te njerëzit e tjerë në epidemitë e ardhshme.

Por a e dimë se kush është pacienti zero i koronavirusit të ri në Kinë?

Përgjigjia e shkurtër është JO.

Autoritetet kineze fillimisht kanë raportuar se rasti i parë me koronavirus ishte më 31 dhjetor dhe shumë raste të infeksionit të ngjashëm me pneumoninë kishin lidhje me një treg kafshësh dhe ushqimesh deti në Wuhan, në provincën Hubei.

Ky rajon është epiqendra e sëmundjes, me thuajse 82 përqind të rasteve të regjistruara në Kinë dhe në botë.

Megjithatë, një studim i shkencëtarëve kinezë, publikuar në revistën Lancet, pretendon se personi i parë i diagnostikuar me koronavirus ishte më 1 dhjetor 2019, shumë më herët. Ky person nuk ka pasur kontakt me tregun në fjalë.

Wu Wenjuan, një mjeke e lartë në spitalin e Wuhan-it dhe një nga autorët e studimit, i tha BBC se pacienti ishte një i moshuar që vuante nga Alzhajmeri.

Ai jetonte katër ose pesë autobusë larg nga tregu dhe nuk dilte jashtë për shkak se ishte i sëmurë.

Mjekja tha se tre persona të tjerë shfaqën simptoma në ditët në vazhdim, dy prej tyre pa asnjë kontakt me tregun.

Megjithatë mjekët kanë gjetur se 27 nga 41 pacientë të shtruar në spital në fazat e para të epidemisë, ishin ekspozuar ndaj tregut.

Hipoteza se epidemia nisi te ky treg dhe se virusi është transmetuar nga një kafshë e gjallë te  njeriu, përpara se të kalonte nga njeriu te njeriu, mbetet më e mundura, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Por a mund të provokojë një person një epidemi të madhe?

Nga viti 2014 deri në vitin 2016, epidemia e Ebolas në Afrikë ishte më e madhja që prej zbulimit të virusit në vitin 1976. Ajo vrau 11 mijë persona dhe infektoi 28 mijë.

Epidemia zgjati mbi dy vjet dhe u përhap në dhjetë shtete, kryesisht në Afrikë.

Shkencëtarët konkluduan se shpërthimi i këtij lloji të ri të Ebolas nisi me një person, një fëmijë dy vjeç nga Guinea, i cili ishte infektuar duke luajtur në një pemë të mbushur me lakuriqë.

Por ndoshta ‘pacienti zero’ më i njohur është Mary Mallon, që mori pseudonimin Tifoidja Mary për shkak të shpërthimit të etheve të tifos në Nju Jork.

Me origjinë nga Irlanda, ajo emigroi në SHBA ku nisi të punonte për familjet e pasura si kuzhiniere. Pas shpërthimit të sëmundjes, mjekët e gjurmuan sëmundjen te ajo. Kudo që kishte punuar, anëtarët e familjeve kishin shfaqur shenja të sëmundjes.

Mjekët e quajtën bartëse të shëndetshme- dikush që infekton, por shfaq pak shenja ose simptoma të sëmundjes, që do të thotë se shpesh infektojnë shumë njerëz të tjerë.

Tashmë ka prova të shumta se disa njerëz janë më eficentë se të tjerët në përhapjen e viruseve dhe Mallon është ndër rastet e para të super-përhapësve.

Por termi ‘pacienti zero’ ka ngarkesë dhe stigmë. Shumë ekspertë të shëndetit janë kundër identifikimit të rastit të parë, nga frika se kjo mund të sjellë dezinformim dhe viktimizim të personit.

Një rast i famshëm është ai që u identifikua si pacienti zero i epidemisë së SIDA-s.

Gajtan Dugas, një stjuardes homoseksual kanadez, është një nga pacientët më të demonizuar në histori. Ai fajësohet se përhapi virusin HIV në SHBA në vitet ’80. Por tre dekada më vonë, shkencëtarët zbuluan se ai nuk ishte rasti i parë. Ata mësuan se virusi kishte lëvizur nga Karaibet për në Amerikë në fillim të viteve ’70.

Për kuriozitet, ishte gjatë epidemisë së HIV që u përdor aksidentalisht për herë të parë termi ‘Pacienti zero’.

Teksa po hetohej për përhapjen e sëmundjes në Los Angeles dhe San Francisco në fillim të viteve ’80, studiuesit nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve përdorën shkronjën O për t’iu referuar një rasti jashtë shtetit të Kalifornisë.

Studiuesit e tjerë gabimisht e interpretuan shkronjën si numri 0- dhe kështu lindi koncepti i pacientit zero.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...