Biznesi i Riciklimit në Shqipëri

E mërkurë, 26 February 2020 16:43

rek.jpg

Projekti SWAN, platforma dixhitale për menaxhimin e mbetjeve të ngurta, financuar nga Bashkimi Europian dhe vendet pjesëmarrse të rajonit  si synim kryesore të tij ka përmirësimin e menaxhimit mbetjeve, dhe riciklimi është një ndër hallkat e këtij zinxhiri.

Aktualisht në shqipëri ndodhen 57 kompani të riciklimit dhe të grumbullimit të mbetjeve të riciklueshme të licensuara ku gati gjysma e tyre janë të përqëndruara në qarkun e Tiranës, (Tiranë-Durrës). Pjesa tjetër operojnë në qytetet si Shkodra, Elbasani, Fier, Lezhë, Vlorë, Korcë dhe shumë pak ose nuk egzistojnë fare në qytetet e tjera.

Në Shqipëri vlerësohet se ka rreth 30.000 persona që ushtrojnë veprimtarinë e grumbullimit të mbetjeve në mënyrë individuale dhe ilegale, pa sigurime shoqërore dhe shëndetsore dhe parespektuar as edhe një kusht minimal për të garantuar shëndetin dhe sigurinë në punë.

Riciklimi (1) pastron mjedisin, (2) konservon burimet natyrore, (3) redukton konsumin e energjisë, (4) nxit rritjen ekonomike, punësimin, ofron lëndë të para për industritë.

Riciklimi i mbetjeve urbane, rurale dhe industriale në Shqipëri është në një gjendje jo të mire për shkak të  mungesë së financimit, infrastrukturës dhe teknologjisë së duhur, kapacitetet e pamjaftueshme të grumbullimit, ndarjes në burim, politikave jo të mira, keqmenaxhimit nga autoritetet përgjegjëse etj

Objektivi i Strategjisë kombëtare për vitin 2030 është që 55 % e mbetjeve të riciklohen, ndërsa në fakt po ecet në drejtim të kundërt, sepse në mënyrë të pakuptimtë për logjikën shkencore dhe interesat kombëtare, më shumë prioritet i është dhënë landfilleve dhe incenerimit, ndërsa paralelisht industria e riciklimit është drejt falimentimit, pasi është duke punuar me vetëm rreth 20% të kapacitetit.

Projekt i bashkë-financuar nga Bashkimi Europian      dhe Fondet Kombëtare të vendeve pjesëmarrëse

 

www.facebook.com/SWANplatform                 www.swan-interreg.com

Login to post comments