Ndryshimet e propozuara në Kodin Rrugor, sa do jenë gjobat për celularin në timon dhe përdorimin e alkoolit. Kujdes parakalimet dhe…

E Enjte, 27 February 2020 15:49

Zbardhen propozimet kryesore për ndryshime të Kodit Rrugor që synojnë të rrisin Sigurinë Rrugore. Policia e Shtetit bën me dije se gjoba do të vendoset për shoferin nëse në mjetin e tij gjenden pasagjerë që nuk e kanë vendosur rripin e sigurimit.

Gjoba për parakalimet nga 1-3 mijë lekë bëhet 5-10 mijë lekë dhe nëse shkelja përsëritet dy herë brenda vitit, dyfishohet gjoba dhe pezullohet leja e drejtimit për një muaj.

Një tjetër ndryshim i propozuar është gjoba 10-20 mijë lekë dhe heqje 5 pikë nga leja e drejtimit kur shoferi nuk ruan distancën e sigurisë dhe ushtron presion me sistemet e ndriçimit në rrugë interurbane kryesore e dytësore.

Gjithashtu nëse drejtuesi i mjetit konstatohet me pije alkoolike, nga ora 19:00-06:00, gjoba është 30% më e lartë.

Sa i takon përdorimit të celularit në timon, gjoba rritet nga 1-1.5 mijë lekë, në 5-15 mijë lekë. Dhe nëse shkelja përsëritet 3 herë brenda vitit, dyfishohet gjoba si dhe leja e drejtimit pezullohet për 3 muaj bashkë me zbritjen 10 pikë.

Në këtë pikë, shtohet në penalizimet e Kodit Rrugor edhe gjoba kur telefonin polici ta sheh në dorë, duke folur apo duke shkruar mesazh.

Sa i takon “testit të idiotit“, në Kodin Rrugor shtohet: Për shkelje të rënda të normave të sjelljes të përsëritura gjatë drejtimit të mjetit, Policia detyron drejtuesin e mjetit të kryejë vizitë mjekësore (test psikologjik) për të dëshmuar aftësitë e tij, për lejimin e mbajtjes dhe përdorimit të lejes së drejtimit.

kod14kod13kod12kod11kod10kod9kod8kod7kod6kod5kod4kod3kod2kod1

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...