Henri Çili mbërrin në gjykatë, shtyhet seanca, ja arsyeja

Diel, 01 Mars 2020 14:26

Është shtyrë me një orë seanca për 30 të ndaluarit e operacionit Mezhgorani, për shkak se gjykatësi i çështjes ka konstatuar se është shok fakulteti me një prej të pandehurve.

Ai ka kërkuar ndërprerjen e seancës, dhe ka kërkuar që të marrë mendim, nëse kjo përbën konflikt interesi për të. Gjyqtari Dritan Hasani ka qenë shok shkolle me të arrestuarin Betim Shkupi.

Duke qenë se ka një numër të madh të ndaluarish, seanca e sotme pritet që të zgjasë, ndërkohë që në ambientet e jashtme të Gjykatës janë grumbulluar një numër i madhe familjarësh të personave të ndaluar.

Seancën e sotme ka pasur një përplasje mes prokurorit dhe Gjykatësit të çështjes, nëse masat duhet të jepeshin këtë të dielë apo ditën e nesërme.

Në përfundim është vendosur që të 30 të ndaluarit të dalin sot përpara gjykatës, duke qenë se kanë kaluar 48 orë nga operacioni i policisë, që i çoi në pranga.

Prokuror i çështjes është Asllan Barjami ndërkohë që gjykatësi që do të japë vendimin është Dritan Hasani, ndërkohë që kanë bërë dhe kallzim ndaj njëri-tjetrit në prokurori. Dje ishte vendosur që gjykatëse e çështjes të ishte Myrvete Shkreli, dhe pas përplasjeve është vendosur Hasani.

Kujtojmë se botuesi Henri Çili akuzohet për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.

Ka dyshime se ai do të ndërhynte te Gjykata e Lartë për ti hequr dënimin e përjetshëm Arbion Alikos, që është dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha na Lazarat.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...