Operacioni i radhës i riatdhesimit, kthehen nga Franca 49 shtetas, Policia: Shanset për azil janë zero

Tuesday, 03 Mars 2020 16:13

Policia e Shtetit lajmëron se ka realizuar një tjetër operacion për riatdhesimin e shqiptarëve nga Franca

Në këtë operacion, janë riatdhesuar gjithsej 27 shtetas të Shqipërisë, ndërsa për të realizuar suksesshëm operacionin mori pjesë edhe FRONTEX. Policia paelon edhe njëherë shtetasit shqiptarë që të mos apelojnë për azil në Francë, pasi shanset për azilim në shtetin francez thuajse janë zero.

Lajmërimi i Policisë së Shtetit:

Rinas – Operacioni i radhës i riatdhesimit Francë + FRONTEX, me eskortë shqiptare.

Riatdhesohen 49 shtetas, mes tyre familje me fëmijë, të cilëve u është refuzuar azili.

Vijojnë çdo javë operacionet për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil apo që kanë shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën SCHENGEN.

Nëpërmjet një fluturimi me charter nga Metz, Nancy, kanë mbërritur në Rinas 49 shtetas shqiptarë, mes tyre familje me fëmijë, nga të cilët 5 janë kthyer nga Luksemburgu dhe 44 nga Franca.

Veç bashkëkoordinimit Francë – Belgjikë dhe Francë – Holandë, kësaj radhë kanë marrë pjesë Luksemburgu dhe eskorta e Policisë Kufitare shqiptare.

Policia Kufitare në Rinas mori masa për sigurimin e tyre në ambientet e përcaktuara për këtë qëllim, deri në përfundim të procedurave nga specialistët e Policisë Kufitare.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë edhe njëherë për të gjithë ata shtetas që synojnë të udhëtojnë në hapësirën SCHENGEN, me qëllim kërkimin e azilit, të mos bëjnë përpjekje të kota, pasi shanset për të fituar azil janë zero.

Ndërkohë, Policia Kufitare ka shtuar masat gjatë intervistimit, për arsyet e lëvizjes në hapësirën SCHENGEN, si dhe masat në kufirin e gjelbër.

Login to post comments