Liam Neeson u kthen ‘borxhin’ shqiptarëve, do luajë në filmin...

Premte, 06 Mars 2020 09:56

Aktori i njohur irlandez, Liam Neeson ka interpretuar disa role si tip i fortë. Me dy filmat e tij, Taken dhe Taken 2, ai është kritikuar se e ka dëmtuar imazhin e shqiptarëve duke i portretizuar si kriminelë.

Por aktori do të përfshihet sërish në një film, që vendoset në një kontekst shqiptar.

Sipas gazetës Koha Ditore, aktori pritet të jetë protagonist në filmin “Charlie Johnson in the Flames”. Libri bazohet në romanin me të njëjtin titull nga autori kanadez, Michael Ignatieff.

Romani flet për një reporter të quajtur Charlie Johnson, që po mbulon luftën në Kosovë. Ata fshihen në shtëpinë e një familje myslimane dhe dëshmojnë se si një patrullë serbe shkatërron shtëpinë dhe i vë flakën një gruaje që po arratisej. Johnson tenton të ndihmojë gruan, por ajo vdes. Kjo histori e përndjek atë dhe ai vihet në kërkim të oficerit serb për ta pyetur se përse e bëri këtë krim.

Autori i romanit, Michael Ignatieff, është historian dhe akademik kanadez. Në qarqet akademike në Perëndim ai ka bërë emër me qëndrimin e tij në mbështetje të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, ndërhyrje të cilën e quan “luftë humanitare” në njërin prej librave të tij.

Login to post comments