Gjekmarkaj: Nëse tryeza nuk ndalet tek ndryshimi i sistemit atëhere Reforma Zgjedhore sa për të kaluar rastin

Premte, 06 Mars 2020 17:40

Analisti Agron Gjekmarkaj i ftuar në rubrikën ”Opinion” të News24 ka komentuar propozimin e Bashës për sistemin zgjedhor por për shkak se dhe 9 ditë kanë ngelur nga afati përfundimtar i miratimit të Reformës Zgjedhore,

Gjermarkaj thotë se propozimi i Bashës është i dobishëm pasi mertion të ketë vëmendje teksa sistemi aktual zgjedhor shton ai është banalizuar. Nëse tryeza nuk ndalet tek ndryshimi i sistemit zgjedhor shprehet analisti atëhere kjo Reformë Zgjedhore do të jetë sa për të kaluar rasitn.

Po ashti sa i përket letrës së Presidentit Meta drejtuar Brukselit Gjekmarkaj i jep të drejtë që i është drejtuar institucioneve ndërkombëtare pasi ambasadorët në Shqipëri janë këmbëkryq dhe nuk mund të bëjnë gjë.

Kemi ndjekur deklaratat më të fundit, Basha ka propozuar një reformë radikale zgjedhore dhe parlament me dy vota ndërkohë afati është 15 marsi. Sa të lehta dhe të vështira janë gjërat për t’u realizuar në harmoni të plotë?

Tani që ju përmendët datën duket që propozimi besoj nuk do të ketë sukses por propozimi meriton vëmendje dhe të diskutohet. Në një farë mënyrë sistemi është banalizuar për arsye që i dimë por ka dështuar në disa segmente. Hapja e debatit për reformatim të sistemit është pozitiv. Shqipëria duhet të modernizohet, të ketë sistem më efikas dhe është propozim i dobishëm. Se sa përkon ky me datën dhe mandatin që ka kjo tryezë, është vështirë ta diskutosh por ja vlen të provokosh. Nëse nuk ndalen tek ndryshimi i sistemit atëhere do të jetë një Reformë Zgjedhore sa për të kaluar rastin.

Debati mendoj unë është i vjetër. Edhe Basha kur i propozoi kur ishte në çadër, parlamenti me dy dhoma, president nga populli. Por pas 2017 nuk u fol për të. Erdhi koha të flitet përsëri.

Të gjithë këto gjëra që kanë ndodhur me  kalimin e viteve por sidomos dobësitë e sistemit ka nevojë për riformatim. Partitë politike në Shqipëri nuk debatojnë sepse kryetari është partia. Jeta e partisë rrotullohet rreth kryetarit.

Dështim i Reformës?

Ësthë një nga 9 pikat e Bundestagut dhe në një farë mënyrë është pikë themelore për të ndërmjetësuar mes palëve për të dhënë garanci si dhe për zgjedhje lokale dhe të përgjithshme. Dështimi i saj qoftë PD dhe PS do të ishte një përgjegjësi dyfishe, përballë opinionit shqiptar por edhe atij europian.

Nëse do të dështojmë këtë Reformë do të ketë përgjegjësi dhe do të ketë qëndrime të ndërkombëtarëve ndaj qeverisë dhe opozitës.

Që mos dështojë është në interesin e të gjithëve dhe duhet një kompromis jo banal por një kompromis që të marrë të gjitha për bazë problemet e infrastrukturës zgjedhore.

Letra e Metës drejtuar KE?

 

Nuk besoj aspak që është përpjekje për të ndëaluar procesin e integrimit në vend, është e vështirë për ta besuar. Do të ishte kundraproduktive në rafshin politik për të por sulmohet politikisht nga Rama.

Presidenca ka mbetur ishull në mes të një oqeani pushteti të mazhorancës. Kjo mazhroanca është e mbingarkuar me pushtet. Është treguar mjaft e dhunshme dhe ka simptoma të dhunshme pushtimi. Nuk ka institucione, s;ka Gjykata Kushtetuese apo të tjera themelore. Ndërkombëtarët janë këmbë kryq, Presidenti s’ka bërë asgjë të keqe që i është drejtuar institucioneve të BE. Ne kemi humbur sovranitetin dhe jemi ankuar në institucione. Meta është ankuar në institucione ndërkombëtarë për shkak se mungon arbitri.

Flamuri amerikan dhe Yuri Kim?

Mendoj që çdo institucion në Shqipëri mbi të gjitha Presidenti, kryeministri dhe opozita nuk e kanë luksin të hyjnë në kurs konflikti me SHBA. Për arsye të drejte dhe fuqie. S’mund të bësh një lojë në kundërshtim me aspiratat e tyre. S’kemi pse mos e themi që qëndrimi i ambasadores amerikane ndaj manifestimit ishte i ashpër, i pazakontë. Se amerikanët reagojnë kur dhunohet flamuri i tyre, jo kur respektohet. Meta duhet të lexojë arsyet e këtij reagimi dhe të gjejë pilulën përkatëse që të shërojë.

Duhet të lexojë gjestin e solidaritetit që i dha Yuri Kim Etilda Gjonajt që është sulmuar me të drejtë në disa raste mendoj unë nga Meta.

Nuk mendoj se gjuha e sfidës apo e përplasjes e ndihmon Presidentin por nuk ndihmon as shoqërinë.

Jemi të detyruar të kemi marrëdhënie të mira me SHBA dhe ambasadoren amerikane dhe duhet të jemi bindës dhe jo sfidues.

 

Kriza me refugjatët?

I kam parë dhe i kam dëgjuar këto lajme. Jemi në fushën e hamendësimeve. Shqipëria është shndërruar në një popull emigrantësh. Kemi 2 milion shqiptarë që jetojnë jashtë. Ne jemi të papërgatitur të mbajmë një

Është një koncesion që bën për arsye të tjera. Por Shqipëria nuk duhet t’i marrë kurrë negociatat për një koncesion që është kundër interesave të saj por t’i marrë për kapacitetet e saj.

Europa nuk është vetëm libër i shenjtë por edhe pragmatist. Imagjinoni të vijnë 30 mijë sirianë këtu në një kulturë shqiptare kur edhe shqiptarët ikin. Do të ishte një autogol i madh për Shqipërinë.

Modifikuar më Premte, 06 Mars 2020 17:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...