Para 2 ditësh erdhi nga Italia/ Një grua nga Lushnja dyshohet me koronavirus, izolohet në karantinë

Premte, 06 Mars 2020 20:51

E ardhur prej dy ditësh nga Italia, një grua nga Lushnje izolohet në QSUT, pasi ka shfaqur simptoma të ngjashme me koronavirusin.

 

Gazetari i News 24, Julian Kasapi konfirmon për “BalkanWeb” se gruaja që jetonte në Padova ka shfaqur vështirësi në frymëmarrje, temperaturë të lartë dhe dhimbje artikulacionesh.

 

Gruaja fillimisht është ekzaminuar në spitalin e Lushnjes ndërsa më pas është izoluar në karantinën e këtij spitali. Më pas e kanë transportuar me urgjencë në QSUT, pas dyshimeve se mund të jetë prekur nga koronavirusi. Ajo i është nënshtruar ekzaminimeve të nevojshme dhe pritet që Instituti i Shëndetit Publik të konfirmojë nëse është apo jo mbartëse e virusit vdekjeprurës.

Kujtojmë që Italia është shteti më i prekur nga koronavirusi në Europë, me 197 viktima dhe mbi 4 mijë të prekur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...