Koronavirusi/ Ambasada e Shqipërisë në Itali ndërpret shërbimet konsullore

Tuesday, 10 Mars 2020 13:48

Ne situaten alarmante ne krijuar per koronavirusin, kur tere Italia u shpall zone e kuqe, Ambasada e Shqipërisë njofton se Zyra e saj Konsullore si dhe Konsullatat e Përgjithshme në Milano e Bari, ndërpresin shërbimet konsullore duke filluar nga dita e sotme, 10 mars 2020, deri në një njoftim të dyte
Lajmin ambasada e ka bere permes nje postimi ne Facebook, duke kerkuar mirekuptim dhe bashkepunim me qytetaret, qe u ben apel te respektojne rregullat e vendosura.
Njoftimi i Ambasades shqiptare ne Itali
Në vijim të Dekretit të Keshillit të Ministrave të Republikës Italiane nr.14 të datës 9.3.2020, për intensifikimin e mëtejshem të masave urgjente për të parandaluar përhapjen e COVID-19, në të gjithë territorin italian, Ambasada e Shqipërisë njofton se Zyra e saj Konsullore si dhe Konsullatat e Përgjithshme në Milano e Bari, ndërpresin shërbimet konsullore duke filluar nga dita e sotme, 10 mars 2020, deri në një njoftim të dytë.
Shërbimet konsullore (me përjashtim të akteve noteriale dhe lejes së kalimit për fëmijë) do të vijojnë të jenë në dispozicion të qytetarëve nëpërmjet postës, si edhe vetëm për rastet urgjente (si leja për transport trupi, bazuar mbi çertikatën mjekësore të autoriteteve kompetente). Qytetarët që kanë takim për aplikim për pasaportë dhe letërnjoftim gjatë këtyre ditëve, do të njoftohen në një moment të dytë për datën e re të takimit, sapo situata të normalizohet. Ju ftojmë të kontrolloni vazhdimisht profilin tonë në Facebook, twitter dhe faqet tona zyrtare për njoftime të reja.
Duke marre shkas nga situata serioze për nga rreziku dhe pasojat, ftojmë të gjithë qytetaret të perballojnë këto momente me pergjegjësi të lartë civile, duke respektuar rreptësisht dhe me rigorozitet masat e Dekretit, me besim të plotë tek autoritet italiane.
Ambasada e Shqipërisë në përputhje me dekretin në fjalë, rekomandon qetësi, maturi dhe shangie të lëvizjeve drejt çfardo destinacioni, përfshirë Shqipërinë, deri në normalizimin të gjendjes.
Së bashku me punën e palodhur të autoriteteve italiane do t’ia dalim mbanë!
Kapërcimi i situtës varet nga sjellja e përgjegjshme e çdo qytetari.
Ambasada fton qytetaret shqiptarë të japin shembullin personal duke iu bashkuar thirrjes së qeverisë italiane dhe shoqerisë civile “Unë rri në shtëpi”.
Besim e kurajo civile!
Solidaritet me popullin italian!
Së bashku edhe në momentet e vështira!”

Modifikuar më Tuesday, 10 Mars 2020 14:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...