'Raste të importuara nga Italia'/ Rama: Kjo është një luftë, jo shaka

Tuesday, 10 Mars 2020 16:19

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar në mbledhjen e qeverisë për situatën e krijuar nga koronavirusi kufizimin në maksimumin e mundshëm të kontakteve fizike.

Rama foli për mbylljen e shkollave, universiteteve dhe tha se kjo është një kohë lufte dhe armiku është pikërisht koronavirusi, një armik i paduksëm që kërcënon jetët tona, sidomos të të moshuarve.

“Thirrja për të kufizuar në maksimumin e mundshëm kontaktet fizike nuk është një predikim në ajër por një thirrje që buron nga këshilla e OBSH. Ne vendosëm që të mbyllnim shkollat, kopshtet, universitetit jo për t’iu dhënë vajzave e djemve tanë një dy javësh pushim për t’u mbledhur nëpër disko, nëpër pub-e si të ishte një kohë e zakonshme sepse kjo është një kohë lufte. Një luftë që bota do ta fitojë, ne do ta fitojmë por të gjithë së bashku duhet të bëjmë çmos të kufizojmë dëmet që mund t’i shkaktohen jo trupit fizik të vendit, siç ndodhi me tërmetin por shëndetit tonë, shëndetit të njerëzve tanë.

Kjo nuk është një luftë si luftërat tradicionale ku vihet në pah tërësia e virtyteve njerëzore që lidhen me trimërinë, me guximin, me sypatrembshmërinë, me pasionin për lirinë deri në vetësakrifikim. kjo është një luftë me një armik të padukshëm, fare të padukshëm i cili hyn në trupin tonë dhe në trupin e njerëzve tanë më të dashur, duke kërcënuar seriozisht shëndet, e sidomos të moshuarve. Kjo do të thotë që mund të jesh malësor, lab, mund të kesh shumë për të treguar me historitë e trimërisë në male apo në bregdet por në këtë rast ky armik nuk pyet as nga vjen, as kush je, as çfarë historie ke dhe as ku je, të godet.

E them këtë sepse përtej faktit që individë në mosha të caktuara qytetarë të cilët kapen në befasinë e një mikrofoni që ndeshen në rrugë mund të thonë fraza që në kohë të tjera mund të bëjnë dhe për të qeshur, është e patolerueshme, që ekranet e TV-ve t’i transmetojnë të tilla shaka, në vend se t’i shfrytëzojnë ato sekonda, minuta për t’i sensibilizuar. Në vend se t’u përgjigjen atyre që thonë, unë jam lab, jam malësor, jam trim, hamë bio, kjo nuk është shaka. OBSH ka thënë një të vërtetë të madhe që përtej luftës me virusin, ka dhe një luftë tjetër për të bërë për t’u mbrojtur nga infodemia.

Kjo është një luftë që e kemi ne në dorë me sjelljen tonë, me angazhimin tonë, me zbatimin e atyre këshillave në dukje krejt elementare por në fakt thelbësore.
Numri i të prekurve është rritur dhe është shumë e rëndësishme që të dëgjohet nga të gjithë se 8 prej tyre janë vazhdë e 1 kontakti të vetëm dhe një kontakti të afërt, djali, babai dhe pastaj me radhë 6 të tjerë, të cilët janë kontakte të afërta por jo aq të afërta sa njerëzit e shtëpisë dhe pastaj dy raste të tjera, një e moshuar në Durrës dhe një djalë në Tiranë. Raste të importuara nga Italia. Duke pasur kaq shumë kontakte me Italinë ishte e pashmangshme që komuniteti ynë i ekspertëve të ndërtonin skenarët me një vend fqinj me një zonë që sot është e tëra e kuqe", tha ndër të tjera kryeministri Edi Rama.

Deri tani në Shqipëri, zyrarisht janë regjistruar 10 raste me Coronavirus, ndërkohë vijojnë testet për disa raste të tjera të dyshuara. 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...