Pezullohen aplikimet për ID e pasaporta

E mërkurë, 11 Mars 2020 15:18

Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Ministria e Brendshme njofton:
Ndalohen të gjitha pritjet e qytetarëve në sportelet e shërbimeve në të gjitha institucionet e sistemit të Ministrisë së Brendshme, deri në një njoftim të dytë.
Përjashtohen nga ky ndalim vetëm rastet e kallëzimeve që qytetarët bëjnë pranë strukturave të Policisë së Shtetit. Sugjerohet edhe në këto raste kallëzimet të bëhen me shkrim. Telefono 112 ose denonco në Komisariatin Dixhital!
Pezullohet aplikimi i qytetarëve për karta identiteti dhe pasaporta deri në datë 03.04.2020.
Të gjithë aplikimet, kërkesat apo ankesat e qytetarëve do të pranohen vetëm në rrugë elektronike në adresat e institucioneve përkatëse.
Për shërbime online drejtohu tek e-albania.
Ministria e Brendshme siguron qytetarët se shërbimet do të vijojnë të ofrohen në rrugë elektronike dhe në të njëjtën kohë kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për zbatimin e këtyre masave të domosdoshme për sigurinë e përbashkët.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...