Koronavirusi rrezikon të krijojë një emergjencë ushqimore tek të varfërit

Premte, 13 Mars 2020 08:08

Bardha, një nënë e re me dy fëmijë të mitur, burrin e papunë dhe shtëpinë me qira ka si të ardhur të vetme rrogën nga puna në një fabrikë fasoni, që në rastin më të mirë shkon në 25,000 lekë në muaj.
Ajo edhe tani është në borxhe për shkak të pamjaftueshmërisë së të ardhurave, por ndërkohë e ka krejt të pamundur për të përballur karantinën pa punë dhe pa ushqime. Rasti i saj është rasti i të paktën 600 mijë shqiptarëve që sipas INSTAT janë në kufirin relativ të varfërisë.
Shqipëria ofron pagat më të ulta nëEuropë dhe ka nivelin më të ulët të të ardhurave për frymë. Më shumë se 60 për qind e popullsisë nuk akses në banka e për pasojë, gjasat për kursime të pjesës së varfër të popullsisë nuk ekziston.
Por teksa masat po bëhen gjithnjë e më ekstreme për lëvizjen e popullsisë, familjet e varfra rrezikojnë të përjetojnë një emergjencë ushqimore. Ministria e Shëndetësisë qëdrejton edhe funksionet publike të mirëqenies sociale në të periudhë i ka tëperqendruara energjitë në lutën kundër Covid 19, ndërkohë që burimet financiare dhe ato njerëzore për një emergjence sociale duke të pamundura në këto kushte.
Deri tani as qeveria dhe as shoqatat jo qeveritare nuk janë ofruar për furnizime ushqimore ndaj të varfërve në karantinë.
Në vendet e tjera, qëkaluan përvoja të tilla si Kina dhe Italia pati një organizim të qartë në këtë drejtim. Individëve të pamundur u shërbyen me ushqime dhe shërbime të tjera. Një pjesë e e këtyre shërbimeve u kryen në mënyrë vullnetare nën koordinimin e pushtetit lokal.
Ndërkohë shumë fabrika fason dhe call center kanë reduktuar punën, për shkak se shumë punonjës kanë refuzuar të punojnë këto ditë. Të tjerët që nuk mundësi financiare do të duhet të ikin në punë megjithë frikën nga COVID, por punët me grumbullime kolektive po shkojnë drejt mbylljes dita ditës, edhe pas urdhrit të fundit të kryeministrit.
Dhoma e Tregtisë së Durrësit dhe Tiranës propozoi dje që punonjësit që do të rrinë në shtëpi për arsye të mbylljes së aktiviteteve, si dhe ato që do të vetekarantinohen, të trajtohen si të sëmurë dhe të paguhen nga Fondi i Sigurimeve Shoqërore e Shëndetësore, për një periudhë të paktën 1 mujore dhe pastaj sipas situatës.
Burimet nga Ministria e Financave pohuan se qeveria do të marrë vendimet për trajtime financiare në varësi të situatës./Monitor

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...