DITARI I KORONA-VIRUSIT/Lideri është shumë i madh të merret me një virus të vogël

Premte, 13 Mars 2020 18:10

Nga Ilir Nikolla

Edhe të duash të bësh një marrëveshje armëpushimi me Edi Ramën, për hir të gjëmës së pandodhur që po na ndodh këto ditë, për hir të qetësimit të shpirtrave tanë të trazuar, nuk na lë sjellja e papërgjegjshme dhe administrimi prej improvizuesi e kopjaci që ai po i bën krizës. Për dy javë rresht, Edi Rama ishte në krye të lëvizjes “‘corona-virusi’ është një grip i thjeshtë e s’ka grip që u bën gjë pasardhësve të pellazgëve”, ai i talli paq thirrjet për kontrollin e lëvizjeve të forta që vinin nga vatra e virusit në Itali dhe tha se s’do të prishej me Italinë mike (a thua ja kërkoi njeri këtë gjë) për hir të disa politikanëve që kanë dalë nga institucionet e tani duan dukshmëri përmes krizës dhe virusit. Brenda kësaj klime ishte edhe përgatitja e legjendës se Edi Rama tashmë i kishte gati jo vetëm spitalet fushore me shtretër reanimacioni, por edhe karantinat e shpërndara në të gjithë vendin, pavarësisht se ato s’kishin për t’i hyrë në punë askujt. Kjo sjellje është pjesë e paradigmës “shqiptarët janë me fat që kanë kryeministër Edi Ramën”, por edhe pjesë e thënies futuriste që shfaqet në Asamblenë e PS-së “kryetarit tonë nuk i del Shqipëria, ai është lider shumë më i madh sesa trojet që ka nën administrim”.
Deri me 9 mars kjo paradigmë u mbajt në këmbë me propagandë, mashtrime dhe me një kongres-viral të PS-së në mes. Pasi virusi kishte mbi dy javë që qarkullonte në Shqipëri dhe autoritetet na thanë se e identifikuan pacientin një (askush s’e di saktë se cili ka qenë pacienti zero), por ato zbuluan njëkohësisht se s’e dinin as në çfarë pike doganore kishte hyrë në vend, as me kë ishte takuar e as kë kishte infektuar deri në atë çast. Spitali infektiv u improvizua aty për aty, në sytë e medias së çmeritur, si një karantinë, dhe legjendat për spitale e karantina të gatshme u tretën si flluskë sapuni. Me 10 mars, gripi për të cilin s’pyesin shqiptarët u shndërrua në një virus që s’pyet për shqiptarët e që për rrezikshmërinë e tij kishte folur edhe vetë Merkeli.
Pas 10 marsit, ecim pas eventeve, duke i ndjekur ato prapa, si dikur policët e ’90-s ndiqnin me biçikleta keqbërësit që ia mbathnin me mercedesa. Kryeministri imiton shtetrrethimin e Italisë, por i zbulohet se maskat i janë skaduar, se s’ka as lekë e as kohë për shtimin e kapaciteteve me shtretër respiratorë, dhe ç’është më e keqja, vetë Rama kopjon kurbën e virusit, duke përhapur panikun se sëmundja na ka vënë përfund.
Ky ndërgjegjësim për pamundësinë e shtetit për të na u bërë aleat në luftën tonë (luftën e popullatës dhe personelit mjekësor) kundër virusit s’mund të fashitet as me policë e ushtarë rrugëve, as me sulme kundër opozitës nëpër televizione. Vetëm me 23 të infektuar kemi regjistruar vatra virusi thuajse në të gjithë vendin. Sytë janë nga qielli, me shpresë që koha do të nxehet, jo të ngrohet. Me një lutje për afrikanizim të klimës, shpresohet t’u shpëtojmë standardeve afrikane, jo veç në shëndetësi, por së pari në qeverim. Këtë herë nuk ka pse të vlejë tautologjia “t’i lëmë pas krahëve të gjitha, se na ka ardhur e keqja në derë”. Në fakt, s’është çudi që duke u marrë me fajtorin që i hapi rrugë të keqes, t’i japim një dorë edhe të keqes të na lërë në punën tonë. Fajtori s’mund t’ja hedhë paq, duke emëtuar në tv korin e Asamblesë “Lideri është shumë i madh të merret me një virus të vogël”.

 
Modifikuar më Premte, 13 Mars 2020 18:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...