“Si të dallojmë gripin stinor nga COVID-19?”- Mjeku Arben Beqiri i jep përgjigje pyetjeve të qytetarëve

Premte, 13 Mars 2020 17:10

Mjeku i njohur, Arben Beqiri i ka dhënë përgjigje pyetjeve të shpeshta të qytetarëve, të cilët kërkojnë informacion në këto ditë të vështira, kur në gjithë botën është shpallur gjendja e pandemisë.

Beqiri në mesazhin e tij kërkon nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të limitojnë daljet nga shtëpia.

Ai thekson se një person i infektuar mund t’i shfaqë sintomat nga 5 deri në 14 ditë. Mjeku kërkon mbajtjen e maskave dhe dorezave, ndërkohë që apelon të shmangen vendet e grumbulluara, apo pishinat.

“Ne fakt është vështire ti dallosh pa bere testin por simptoma kryesore e Covid 19 eshte temperatura dhe kolla. Ndersa gripi ka edhe dhimbje fyti, rrjedhje hundesh apo teshtima, por pothuajse asnjëherë vështirësi ne frynemarrje. Kjo shenje e ben shume te mundur diagnozen e Covid 19. Nese e keni nje ankese te tille, kjo perben nje arsye te forte per te telefonuar ne numrin e emergjences te vene per kete qellim”, shkruan Beqiri.

Përgjigje pyetjeve me te shpeshta rreth Covid 19

1-Sa kohe i duhet virusit nga momenti infektimit deri tek momenti i shfaqjes se sëmundjes?

Duhen rreth 5 dite nga infektimi deri ne shfaqjen e shenjave te sëmundjes por ndonjëherë mund te zgjasë edhe 14 dite

2- Pasi shëroheni a fitoni mbrojtje?

Eksperienca me virusit e tjera na mëson qe organizmi krijon mbrojtje por me kete virus te to, është akoma heret per ta thene kete me siguri. Ajo qe mund te thuhet me siguri dhe qe ka shumë rendësi ; eshte qe njerezit e shëruar nuk janë me përhapës te sëmundjes.

3- Ku ndryshon Covid 19 nga gripi stinor

Ne fakt eshte vështire ti dallosh pa bere testin por simptoma kryesore e Covid 19 eshte temperatura dhe kolla. Ndersa gripi ka edhe dhimbje fyti, rrjedhje hundesh apo teshtima, por pothuajse asnjëherë vështirësi ne frynemarrje. Kjo shenje e ben shume te mundur diagnozen e Covid 19. Nese e keni nje ankese te tille, kjo perben nje arsye te forte per te telefonuar ne numrin e emergjences te vene per kete qellim.

4- Çfarë do te thote “te veteizolohesh”

Te veteizolohesh do te thotë te qëndrosh ne shtëpi për 14 dite, duke evituar jo vetem transportin publik ne raste te domosdoshme por edhe taksite. Ne varesi te mundesive, duke ruajtur distancen me pjesetaret e tjere te familjes

5- A transmetohet virusi nga doreza e dyerve dhe sa gjate mbijeton

Dorezat e dyerve mund te ndoten nga duart qe mbaron virusin dhe aty virusi mund te jetoje per disa dite, prandaj është shumë e re rëndësishme larja e shpeshte e duarve për mbrojtjen nga kjo sëmundjeje dhe mosperhapjen e saj.

6- A është e parrezikshme larja ne një pishine publike?

Klori ne ujin e pishinës I vret virusit, por kjo nuk do te thotë qe nuk do ta merrnit virusin ne dhomat e zhveshjes apo ne dorezat e dyerve te ambienteve pishinës

7- A duhet te mbaj një maske për te pakësuar mundesine e marrjes apo përhapjes se virusit?

Megjithëse mjeket dhe kirurget përdorin shpesh maska edhe para kësaj pandemie, dhe sot me shume se kurre janë te detyruar te përdorin maska te një cilësie te larte, ka pak prova qe përdorimi I maskave prej publikut te beje ndonjë ndryshim, per mire apo për keq

Ne fakt direktivat e NHS nuk rekomandojnë mbajtjen e maskave nga publiku i zakonshëm jashtë spitale dhe dhe klinikave. Ekspertet thonë qe higjena e mire siç eshte larja e rregullt e duarve dhe patjeter para se te prekni fytyren eshte mjaft me efektive se market.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...