Skandali/ Stafi i spitalit futet në karantinë, pacientja i gënjeu kur e pyetën nëse kishte udhëtuar në Itali

Premte, 13 Mars 2020 18:32

Stafi mjekësor i Spitalit Rajonal Berat është vetëkarantinuar mesditën e sotme ndërsa lajmi është konfirmuar nga drejtoresha e këtij institucioni, Edlira Shkëmbi.
Një mjeke nga lagjia ‘Kala’, një infermier dhe shoferi i ambulancës, kanë shkuar rreth orës 09:30 të mëngjesit të sotëm në një banesë në lagjen ‘Çlirim’, ku janë njoftuar për një paciente asmatike në gjendje të rëndë. Pasi kanë shkuar në banesën e 50-vjeçares, stafi mjekësor ka konstatuar se, pacientja ishte e qetë, nuk kishte shenja klinike të krizës asmatike, nuk kishte temperaturë dhe shenjat vitale ishin normale.
Pacientja emrin e të cilës e disponojmë por për aq kohë sa nuk kanë dalë anaklizat e saj nuk do ta bëjmë publik, mban inicialet D.H.
Ajo i ka treguar stafit mjekësor të Spitalit Rajonal Berat se, kishte prej disa ditësh kollë dhe dhimbje fyti, por i ka gënjyer ata për ardhjen e saj nga Italia 1-javë më parë. Kur stafi mjekësor e ka pyetur nëse ka udhëtuar jashtë shtetit së afërmi ose nëse ka pasur kontakte me persona që kanë jetuar në Itali, pacientja u është përgjigjur ‘Jo’.
Por pasi kanë dalë jashtë banesës, stafi mjekësor ka mësuar nga fqinjët se gruaja kishte ardhur nga Italia një javë më parë; fakt që është konfirmuar edhe nga pacientja pas rikthimit të menjëhershëm të stafit sërish në banesë. Në këto kushte, është njoftuar menjëherë 127 dhe epidemiologu për marrjen e mostrës së pacientes.
Njëkohësisht janë marrë edhe mostrat e stafit mjekësor të Spitalit Rajonal Berat, që ishin në kontakt me pacienten, të cilët janë vetëizoluar deri në ardhjen e përgjigjes së analizave të tamponëve.

Modifikuar më Premte, 13 Mars 2020 19:37

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...