“Koronavirusi godet rëndë ekonominë shqiptare”- VOA: Më të prekur sektorët që lidhen me lëvizjen, tregtinë dhe shërbimet

Premte, 13 Mars 2020 20:59

Kriza e koronavirusit në Shqipëri ka prekur thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë. Të parat që po dëtmohen, janë sektorët që lidhen me lëvizjen, trëgëtinë dhe shërbimet për shkak të masave të njëpasnjëshme të qeverisë për bllokimin e kufijve, të fluturimeve por dhe të lëvizjeve brenda territorit të vendit.

Ekspertët thonë se çfarë po ndodhtani, është vetëm maja e ajsbergut, dhe parashikojnë skenarë pesimistë për ekonominë, e cila është e goditur edhe nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit. Atai sugjerojnë qeverisë të ndjekë shembullin e Italisë dhë t’i vijë në ndihmë bizneseve me paketa lehtësuese.

trageti
Foto ilustrim
 

Kriza e koronavirusit në Shipëri po jep efektet e para negative në ekonomi. Industritë e prekura direkt janë ajo fasone, industria përpunuese, turzimi, sektori i tregëtisë dhe shërbimeve dhe sektori i fluturimeve. Industria e turizmit është prekur e para, pasi në thelb ka lëvizjen. Kontributi i turizmit në PBB bashkë me sektorët që varen prej tij ka një vlerë prej 26,2% sidhe mbi 291 mijë të punësuar në total dhe mban peshë të rëndisësishme të punësimeve në vend. Përfaqësues të kësaj industrie thonë se tashmë kriza ka trokitur në derë.

“Partnerët evropianë po anulojnë të gjitha turet, sepse dhe në Evropë askush nuk po lëviz. Një grup turistësh, në një javë ne i çojmë në 7 hotele në 14 restorante, pra janë gati 20 biznese familjare, të vogla dhe të mëdha, që ushqehen prej kësaj lëvizje, prej një turi të vetëm. Nëse anulohen 10 ture nga një kompani e vetme do të thotë që janë 200 biznese që dëmtohen. Po nëse janë 10 kompani që sjellin po kaq ture, kjo bëhet 2 mijë. Efekti negativ është shumë i madh.”– thotë Kliton Gërxhani, Përfaqësues i Turoperatorëve shqiptar

Edhe eksperti i turizimit Auron Tare shpjegon efektin zinxhir të dëmit në turizëm nga përhapja e virusit të ri.

“Dëmtimi i turizmit sjell problematika edhe në skaljonin e dytë, nëse do ta përshkruajmë në këto terma. Dëmtohet industria e hotelerisë, dëmtohet bujqësia. Është një efeket zinxhir. Pakësohet numri i njerëzve, i hoteleve, pakësohen taksitë, shërbimet e guidave, numri i hyrjeve në muze. Pra është një zinxhir i tërë, i cili merr goditje me reduktimin e numrit të vizitorëve.”

Përfaqësues të industrisë së turizmit në një shkresë zyrtare drejtuar Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit, kërkojnë të ndiqet shembulli i Italisë, duke rishikuar disa taksa, si dhe duke ofruar lehtësi në kushtet e mungesës së likuiditetit.

Goditja e fortë që kanë marrë nga kriza e koronavirusit Kinadhe Italia është ndjerë dhe në ekonominë shqiptare pasi Kina zë 9% të totalit të importeve dhe është partneri i tretë tregëtar i vendit, dhe aktualisht është bllokuar importi i makinerive dhe pajisjeve të cilat sipas Instat kishin një vlerë mbi 100 milion euro në vitin 2019. Ndërsa Italia është partneri më i madh tregtar i Shqipërisë në sektorin e fluturimeve, dhe ndalimi i fluturimeve pritet të ketë pasoja të rënda thonë ekspertët.

“Duke patur parasysh se 1.7 milion pasagjerë udhëtojnë me Italinë çdo vit, që është gjysma e totalit dhe nëse do marrim një mesatare bilete që është 150 euro, mesatarja e Italisë, atëherë jemi diku tek 300 milion euro që është vetëm industria e fluturimeve. Kjo industri është e prekur. Se sa do jetë dëmi, këtë nuk e thotë asnjë sot për sot, sepse nuk dihet sa do vazhdojë”, – shprehet Ornela Liperi, kryeredaktore e revistës Monitor.

Italia mban një peshë prej 33% edhe në volumin tregtar dhe është partneri i parë tregëtar i Shqipërisë. 47% e skporteve shkon drejt Italisë dhe një prej sektorëve, që ka filluar të ndjejë efektet e para të krizës së koronavirusit, është ai fason që zë 64% të eksporteve me Italinë. Ky sektor ka mbi 55 mijë të punësuar në të gjithe vendin.

“Edhe biznesi fason nuk mund të kishte një përjashtim nga kriza globale e koronavirusit. Normalisht ndërmarrjet e fasonëve në Shqipëri kanë një rezervë nga 1 deri në 2 javë. Mbyllja e kufijve do sjellë disa vështirësi. Kemi një problematikë, që është e veçantë këtë vit, e cila lidhet me marrjen në punë të punëtorëeve nga Pakistani dhe Bangladeshi. Normalisht duhej të ishin në Shqipëri, dhe për shkak të krizës së koronavirusit nuk kanë ardhur ende. Ne duhet të rrimë të gatshëm dhe të shohim se si do shkojë situata”, -thotë Florian Zekja, përfaqësues i biznesit fason.

Gazetarja Ornela Liperi, thotë se më mbërritjen e koronavirusit në Shqipëri do të marrë goditje dhe ekonomia e brendshme, që është e varur nga shërbimet dhe tregëtia. Masat drastike të qeverisë për të mbyllur baret, restorantet, për të ndaluar trasnportin, parashikohet të ulin ndjshem konsumin e brendshëm.

“Ne jemi një ekonomi mikro.99% e bizneseve janë të vogla, të cilat besoj nuk do të kenë asnjë ndihmë për ta përballuar këtë presion, sepse do kemi parasysh që klientët nuk do të shkojnë në lokale, nuk do blejnë më në dyqane rroba. Do blejnë vetëm gjërat e domosdoshme. Domethënë do tëpreken sektorët që janë zemra e ekonomisë.”

Ekpsertët nuk mund t’i parashikojnë me saktësi dëmet në ekonomi në këtë moment, por gjithsesi mendojnë, se cfarë po ndodh tani është vetëm maja e ajsbergut.

“Kjo goditje vjen pas tërmetit, i cili dëmtoi fuqinë blerëse. Duke u nisur edhe nga çfarë ndodhi me tërmetin, qeveria është shumë e ngadaltë për t’ju përgjigjur këtyre zhvillimeve. E para ishte shumë e ngadaltë në marrjen e masave për të bërë parandalimin e coronavirusit, sepse mbylli kufijtë vetëm kur kishte raste konkrete. Dhe e dyta, qeveria duhet të reagojë shumë më shpejt në mënyrë që të nxisë ekonominë që është e sëmurë, dhe që ishte e goditur edhe nga tërmeti i 26 nëntorit”– thotë Ornela Liperi, kryeredaktore e revistës “Monitor”.

Zëri i Amerikës ju drejtua edhe Ministres së Financave dhe Ekonomisë për nje reagim lidhur me krizën që po shkakton koronavirusi në ekonomi dhe masat që po merren në këtë drejtim. Por edhe pse në fillim u ra dakort për një intervistë, papritur ajo u shty pa afat./VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...