Mjeku Arben Ivanaj ftoi të gjithë qytetarët që të qendrojnë në shtëpitë e tyre, dhe të mos futen në panik, duke qenë se sipas tij mjekët e shërbimit infektiv kanë treguar se janë profesionistë.
Ndërkohë lidhur me përhapjen e virusit, Ivanaj u shpreh se kjo është e pandalshme, vetëm se mund të ngadalësohet, dhe tiu jepet kohë mjekëve që të kurojnë rastet.
Mjeku foli dhe për numrin e lartë të vdekjeve në Itali, që sipas tij lidhen me plakjen e popullsisë, që mban numrin e parë në Europë.
“Janë disa rregulla të higjenës bazë që ne i kemi mësuar tashmë, së pari larja e duarve, kujdesi gjatë teshtitjes, përdorimi i fasoletave vetëm njëherë. Nuk kemi pse të shkojmë drejt spitaleve me temperaturën e parë. Është një numër unik siç është 127, dhe për mendimin tim është i vetmi sistem që funksionon.
Rrini në shtëpi pa panik, përdorni sa më shumë të ngrohta. Vetëm në rast se keni probleme me frymëmarrjen duhet të telefononi në numrin 127, ku do u japin dhe orientime sesi duhet orientuar.
Kemi të bëjmë me një virus të ri, mjeku që e zbuloi për fat të keq ka vdekur, edhe pse është një shembull vetëmohimi për të gjithë mjekët, edhe pse ai u burgos fjala e tij nuk u burgos dot. Nga ana shkencore ka një problem të madh, se ne nuk e dimë se ku do të shkojë pasoja e tij. Është bërë një gabim, që në vitin 2003 nuk vazhduan studimet për familjet e koronaviruseve.
Ndoshta me kalimin e kësaj situate do të nxirren mësime shkencore për të ardhmen. Për momentin nuk kemi të dhëna, që ka mutacione të këtij virusi, ka dy variante të tij, por kjo mbetet për tu konfirmuar. Ajo që është e rëndësishme për publikun, është që nuk ka rrugë tjetër përveç parandalimit, është e rëndësishme marrja e masave, në të gjitha vendet.
Në moshat më pak se 50 vjeç virusi ka shumë pak efekte, madje disa studiuesë thonë që ka më pak shenja se virusi i zakonshëm, dhe mnë këtë fazë fëmijët mund ta transmetojnë atë veçanërisht te mosha e tretë.
Është shumë e lartë vdekshmëria te moshat e vjetra, si dhe te ata që kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Ne nuk mund ta zhdukim virusin duke qendruar në shtëpi, ama ulet ritmi i përhapjes së tij, dhe iu jep kohë mjekëve që të shërojnë të sëmurët.
Marrim shembullin anglez, ka debate mes autoriteteve të shëndetit publik dhe ekspertëve, që po përplasen pse nuk janë ashpërsuar masat. Me kalimin e kohës do të mund të kuptojmë se kush kishte të drejtë në këtë rast. E keqja është se ende nuk është gjetur vaksina e tij.
Është një studim kinez i cili i trajton me medikamente të sëmundjeve aktuale, për të ulur efektet sekondare. Sa ka filluar ky studim, dhe duhet të shohim si do jenë rezultatet. Për prodhimin e vaksinës duhet mjaft kohë, që nis nga laboratori, më pas nga kompania, nuk mund të ketë vaksinë përpara vjeshtës, dhe ndoshta edhe pranverës së ardhshme.
Europa nuk është Kina, e drejta e njeriut, e drejta për transparencë, është e drejta europiane e çdo qytetari. Çdo kufizim i lirisë duhet të bëhet në bazën e ligjit, në vendet e BE-së janë marrë ato masa që ruajnë të drejtat bazike të njerëzve.
Mjekët janë në një gjendje lufte, për momentin unë si mjek flas me fjalën e autoriteteve.
Ne jemi në mbështetje të departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, është dhe një protokoll që edhe ne mund të jemi pjesë e punës direkte në terren. Emergjencat janë të paparashikueshme, nuk ka recetë për këtë punë, ka vende që kanë krijuar rezerva, psh nuk kishte kapacitete Kina të gatshme, dhe çfarë bëri ndërtoi në spital të ri.
Në Itali ka më shumë vdekje se në vende të tjera, por është një fakt shumë i rëndësishëm që duhet të dimë, se jetëgjatësia në Itali është shumë më e lartë se në të gjitha vendet e tjera të Europës”, u shpreh Ivanaj. /Faxweb