Një nga depot e farmacive në Kosovë, ka vendosur të ndihmojë qytetarët duke shpërndarë 20 mijë maska falas.
‘Green Pharmacy’ është kompania që do të shpërndajë maska falas për qytetarët në situatën e krijuar me koronavirusin.
Maskat mbrojtëse po blihen me vështirësi të madhe këto ditë për shkak të mungesës së madhe të tyre janë rritur edhe çmimet.
Kjo kompani ka vendosur t’iu dalë në ndihmë qytetarëve duke dhuruar 20 mijë copë maska mbrojtëse, por me kushtin që 1 person të marrë 1 maskë.
Kjo është bërë e ditur nga vet faqja e farmacisë në Instagram.