Nga mesnata, Shqipëria mbyll të gjitha pikat kufitare me fqinjët

Saturday, 14 Mars 2020 17:32

Nga mesnata, do të mbyllen të gjitha pikat kufitare të Shqipërisë me fqinj.

Është vetë Edi Rama ai i cili ka bërë të ditur këtë masë drastike.

Asnjë person nuk do të lejohet të futet në vend, ndërsa mallrat do qarkullojnë normalisht.

‘Nga nesër, e diel 15 mars në mesnatë, ora 00:00, të gjitha hyrjet tokësore në Shqipëri nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e veriut dhe Greqia, do të mbyllen për të gjithë udhëtarët me autobus, mikrobusë apo veturë!

Kufiri tokësor i Shqipërisë do të qëndrojë kudo i hapur vetëm për transportin e mallrave

Frikë aspak, kujdes po!’, shkruan Rama në Facebook.

Login to post comments