Rëndohet bilanci nga koronavirusi në Itali. 1411 viktima, 175 vetëm sot

Saturday, 14 Mars 2020 20:04

Në Itali vijon të rëndohet bilanci i të viktimave dhe të sëmurëve nga koronavirusi. Të dhënat e fundit të Autoritetit të Mbrojtjes Civile tregojnë se numri total i viktimave ka shkuar në 1411. Ditën e sotme janë regjistruar 175 viktima, rreth 15 më pak se një ditë më parë.

Rastet me të infektuar janë shtuar me 2795 duke e çuar në rreth 17750 numrin total. Përsa i përket të shëruarave, në 24 orët e fundit janë 527 më shumë duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1966.  Drejtues të Mbrojtjes Civile e shpjegojnë rritjen e numrit të infektuarve me faktin se një pjesë e qytetarëve italianë nuk ju bindën që në fillim masave për të qëndruar të izoluar.

 

Ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 5619. Numri i të infektuaravë është 153 503 dhe numri i të shëruaravë është 72587. Zyrtarisht koronavirusi ka prekur 141 shtete, përfshirë dhe Shqipërinë me 38 të infektuar dhe 1 viktimë.

Login to post comments