Pavarësisht vendimit të qeverisë për të mos lejuar grumbullime të qytetarëve për të minimizuar përhapjen e koronavirusit, një familje në Elbasan duket se nuk e ka respektuar, pasi ka kryer ritualin e dasmës normalisht.
Në ditën e tretë të hyrjes në fuqi të vendimit që nuk lejon daljen nga shtëpitë, një familje rome ka preferuar të bëjë ceremoninë e dasmës sikur të ishte në një periudhë normale. Sigurisht, data e dasmës është fiksuar më herët, raporton Panorama.
Sot, numri i të prekurve ma koronavirus, ka shkuar në 42 përfshirë edhe dy pjesëtarë të spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.