Epidemia e koranovirusit/ Confindustria Albania paraqet 6 kërkesa për përballimin e krizës….

Hënë, 16 Mars 2020 15:01

Pas situatës së emergjnes lidhur me koronavirusion që deri tani ka shenura 51 te infetura në Shiëpri, ka ragura edhe Confindustria Albania- Shoqata e Industrialistëve italianë në Shqipëri.
Në një deklaratë për shtyp ata paraqesin gjashtë pika te cilat sipas tyre do ti sherbenin një përballimin të krizës ekonomike dhe sociale të shkaktuar nga zgjerimi progresiv i urgjencës epidemiologjike.
Ja njoftimi i plotë:
MASAT MBËSHTETËSE PËR SISTEMIN E PRODHIMIT GJATË URGJENCËS SË CORONAVIRUS
PROPOZIMET E CONFINDUSTRIA ALBANIA
Emergjenca e lidhur me epideminë Covid-19 ngre shqetësime serioze në sistemin e prodhimit. Deri më tani, përhapja e Covid-19 në Shqipëri po shkakton dëme kryesisht në xhiron e kompanive, siç tregohet nga anket
bërë me kompanitë tona anëtare.
Për Confindustria Albania- Shoqata e Industrialistëve italianë në Shqipëri, është përparësi ruajtja e vazhdimësisë së prodhimit, duke garantuar vazhdimësi në flukset e furnizimit dhe shpërndarjes, në ndërhyrjet specifike në dinamikën e punësimit, në përfitimet e sigurimeve shoqërore si edhe në mbështetje të likuiditeteve të kompanisë.
Për më tepër, është i nevojshëm një dialog i vazhdueshëm me përfaqësuesit e biznesit për të marrë vendime efektive dhe të përbashkëta për të mbështetur aktivitetet e prodhimit, të cilat tashmë vuajnë pasojat shumë negative që lidhen me epideminë.
Prandaj, Confindustria Albania ka përgatitur disa propozime që synojnë përballimin e krizës ekonomike dhe sociale të shkaktuar nga zgjerimi progresiv i urgjencës epidemiologjike.
Ndërhyrjet urgjente që do t’i jepnin një mbështetje të madhe bizneseve, janë të renditura më poshtë:
- të garantohet menjëherë likuiditeti i kompanive, të prekura nga urgjenca epidemiologjike, përmes pezullimit të taksave dhe pagesave të kontributeve;
- të sigurohet procedurë homogjene në të gjithë territorin kombëtar për të garantuar vazhdimësinë produktive, duke shmangur ndërhyrjet e fragmentuara dhe kontradiktore midis niveleve të ndryshme të qeverisjes;
- të parashikohet që punonjësit që qëndrojnë në shtëpi për shkak të ndërprerjes së veprimtarive, si dhe ata që vetë karantinohen, të trajtohen si të sëmurë dhe të paguhen nga fondi i sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për një periudhë të paktën një mujore;
- të parashikohet shtyrja e afatit të paraqitjes së pasqyrave financiare për vitin 2019 pranë zyrave së tatim –taksave,
- të shmanget bllokimi i llogarive bankare të kompanisë për shkak të detyrimeve tatimore për kohëzgjatjen e situatës virale,
- të shmanget ndërprerja e shërbimeve themelore (të tilla si, energjia elektrike, uji) për arsye të mospagimit.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...