Frika nga koronavirusi, pezullohet pelegrinazhi në Kishën e Laçit

Hënë, 16 Mars 2020 17:39

Kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara ka njoftuar se për shkak të situatës me koronavirusin në vend është pezulluar pelegrinazhi i përvitshëm 13 të Martave në kishën e “Shna Ndout” në Laç. Kjo pasi rituali i përvitshëm mbledh çdo mijëra njerëz nga e gjithë Shqipëria duke shtuar rrezikun e infektimit me pandeminë covid-19.

“Ky ritual do të PEZULLOHET deri në tejkalimin e kësaj situate për të cilën duhet bashkëpunimi dhe kontributi i gjithësecilit prej nesh”, thuhet në njoftimin e Bashkisë.

Kjo është hera e parë që pas periudhës së komunizmit që nuk zhvillohen 13 të martat e pelegrinazhit në Laç.

NJOFTIMI I PLOTË:

Nga data 17 Mars 2020, në kushte normale, do të fillonte pelegrinazhi i përvitshëm i 13 të Martave drejt Kishës së Shna Ndout. Por, duke parë situatën e krijuar gjatë ditëve të fundit nga përhapja e virusit COVID-19 si dhe masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të tij, ky ritual do të PEZULLOHET deri në tejkalimin e kësaj situate për të cilën duhet bashkëpunimi dhe kontributi i gjithësecilit prej nesh. Le të lutemi të gjithë në familjet dhe shtëpitë tona për shëndet e mbarësi, me shpresën dhe besimin se të gjithë bashkë do ta kalojmë këtë vështirësi me sa më pak dhimbje.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur. Shkon në 7 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar, nga Spitali i Durrësit dhe spitali “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur.

Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Dje është miratuar dhe Akti Normativ, që detyron spitalet private që të jenë në shërbim të shtetit gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. Po ashtu gjoba do ketë dhe për ata që thyejnë rregullat e vendosura nga qeveria. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...