‘Ne nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur’/ Përgjigje për një kryeministër harbut

Hënë, 16 Mars 2020 19:30

Në vitin 2015, kur nga Shqipëria drejt Gjermanisë kishte nisur një eksod masiv i paparë në kohë paqeje, një nga kardinalët më të njohur në Gjermani vizitoi Shqipërinë.

Kardinali Rainer Maria Woelki do vizitonte mbarë vendin për të kuptuar se përse po largoheshin kaq masivisht shqiptarët.

 

Pas kthimit në Gjermani, ai dha një intervistë për mediat. Sipas tij, Shqipëria i ishte dukur një vend i mrekullueshëm, me një tokë pjellore, me mot të shkëlqyer, me burime nëntokësore dhe mbitokësore.

 

“Një parajsë”, i tha gazetari, kur dëgjoi përshkrimin.

 

Shqipëria mund të jetë një parajsë, por siç thotë edhe Woelki, problemi është te drejtimi i vendit.

Të hënën, pas një tirade ndaj medias dhe opozitës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u tha shqiptarëve se nuk duhet të pretendojnë shumë pasi jetojnë në lagjen më të varfër të Europës.

Sipas tij, Shqipëria nuk është Gjermania dhe Kanadaja që japin miliarda.

Me fjalë të tjera, mbylleni gojën se kaq meritoni.

Por shqiptarët kanë më shumë se Gjermania, por u mungon diçka: kanë një kryeministër si Edi Rama, një njeri që ka dy dekada në majë të pushtetit në vend dhe tani në fund po përpiqet të na mbushë mendjen se kaq meritojmë, se jemi të varfër dhe nuk duhet të pretendojmë shumë.

Ne nuk kemi miliarda, se miliardat kanë shkuar për një grusht njerëzish që marrin koncesione për asgjë.

Për këtë kryeministër harbut ka vetëm një përgjigje: ne nuk jemi të varfër pasi jetojmë mbi një parajsë tokësore. Ne jemi të vjedhur!/ep

Login to post comments