Ndërsa bota lufton kundër Koronavirus, qeveritë e saj kanë nisur planet e shpëtimit ekonomik. Ministri i Financave në Francë Bruno Le Maire u shpreh se Parisi do të shpenzonte “qindra miliardë euro” për të ulur impaktin e virusit në ekonomi.
Qeveria francize ka deklaruar se masat përfshijnë edhe kredi me garant, një fond solidariteti dhe ndihmë financiare për bizneset që do të ulin orët e punës pa prekur pagat e punëtorëve.
Masat që pritet të marrë Franca janë në përputhje me këshillat e bëra nga Von Der Leyen sikundër dhe me nismat e marra nga qeveritë e vendeve të tjera të kontinentit. Ditën e hënë anëtarët e dhomës së tregtisë në Francë dhe biznese të tjera pritet të takohen me ministrin Le Maire për të diskutuar më në detaj planin ekonomik.