Federata Kombëtare e Profesioneve të Infermierisë në Itali ka bërë një videomesazh të infermierëve për të treguar më realisht të vërtetën e atyre që po luftojnë me orë të gjata dhe në kushte të vështira lundër koronavirusit.
“Nuk ka më kohë. Ne nuk kemi më shtretër ku njerëzit mund të shtrohen në spital, ne jemi të detyruar të ripërdorim pajisje mbrojtëse personale, sepse ato janë të pakta, dhe në realitet ato në dispozicion nuk janë të përshtatshme.
Ne jemi në rrezik të vazhdueshëm. Nuk ka madje as koha për të qarë, përveçse në fund të turneve të gjata shteruese. Ne jemi si ushtarë në front. Kemi nevojë për spitale, personel. Menjëherë. Tani. Jo nesër. Ne gjithashtu kemi nevojë për ju të dashur qytetarë. Mbylluni në shtëpi. Çdo dalje hap derën e virusit”