Çifti i infektuar/ I gjithë fshati vendoset në karantinë

Tuesday, 17 Mars 2020 12:48

Çifti i infektuar/ I gjithë fshati vendoset në karantinë
Fshati Mbërs në Roskovec është vendosur në karantinim.
Pas apelit që bashkia bëri për vetëizolim, ka njoftuar edhe autoritetet si ISHP dhe Policia e Shtetit.
Dy postblloqe policie janë vendosur në hyrje-daljet e fshatit Mbërs duke bllokuar lëvizjen e banoreve. Sipas bashkisë Roskovec mësohet se lëvizin vetëm mjetet e autorizuara për furnizimet bazë ushqimore të fshatit dhe këto nën kontroll të rrepteë të policisë.
Bashkia bëri thirrje një ditë më parë për vetëizolim, pasi një pjesë e mirë e banorëve ka pasur kontakte me një çift bashkëshortësh të prekur nga koronavirusi.
Burrë e grua ishin kthyer nga Italia dhe kishin patur takime me bashkëshfatarët, ndaj edhe Bashkia u ka kërkuar që të vetëizolohen si masë ekstreme parandaluese.

 

Login to post comments