Procedohen në Tiranë, 4 administratorë subjektesh, të cilët kishin abuzuar me çmimet në tregun agro-ushqimor në Kashar, Tiranë, nëpërmjet përpilimit të faturave fiktive.
“Në zbatim të masave për parandalimin e abuzimit me çmimet si pasojë e shfrytëzimit të situatës, në të gjithë vendin vijojnë kontrollet e përbashkëta për këtë qëllim” njofton policia.
Policia ka ushtruar kontroll të befasishëm në tregun agro-ushqimor në Kashar, Tiranë, ku konstatuan dhe proceduan penalisht shtetasit K. Y., 43 vjeçe, M. S., 26 vjeç, I. B., 32 vjeç dhe A. XH., 44 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasit e mësipërm, në cilësinë e administratorëve të pikave të shumicës në tregun agro-ushqimor në Kashar, dyshohen se kanë përpiluar fatura tatimore me shitje fiktive të çmimit të produkteve që i tregtojnë pikave të pakicës, duke abuzuar dhe përfituar me çmimet e tyre, si dhe kanë ushtruar aktivitetin e tyre tregtar, duke mos e pasqyruar me dokumentacionin përkatës, ku u administruan dhe materiale te tjera jotatimore.