Kryeministri Edi Rama njofton në “Facebook” se për dy javë 123 kujdestarë, kuzhinierë, infermierë e staf mbështetës janë vetëizoluar në qendrat e kujdesit social, pa shkuar në shtëpitë e tyre, për t’iu shërbyer personave në nevojë.
Sipas kreut të qeverisë, “Punonjësit e qendrave sociale po bëjnë një sakrificë fantastike në këto momente, duke i shërbyer të moshuarve të vetmuar, fëmijëve me aftësi ndryshe në qendrat rezidenciale, fëmijëve pa kujdes prindëror dhe shmangur cdo kontakt me jashtë, deri edhe kontaktin me njerëzit e tyre të afërt, me familjet e tyre”.
Mesazhi i Ramës:
🔴 RRJETI I SHËRBIMIT SOCIAL PËR ATA QË JANË MË NË NEVOJË DHE PËR TË NDIHMUAR ME KRYERJEN E SHËRBIMEVE JASHTË SHTËPIE PENSIONISTËT KRYEFAMILJARË, TË CILËT S’I KANË FËMIJËT NË TË NJËJTIN QYTET, PO HYN NË FUNKSION PJESË-PJESË
🔴 NDËRKOHË:
Për dy javë 123 kujdestarë, kuzhinierë, infermierë e staf mbështetës janë vetëizoluar në qendrat e kujdesit social, pa shkuar fare në shtëpitë e tyre, për t’iu shërbyer me kujdes maksimal atyre që kanë më shumë nevojë në këtë moment të vështirë.
Punonjësit e qendrave sociale po bëjnë një sakrificë fantastike në këto momente, duke i shërbyer të moshuarve të vetmuar, fëmijëve me aftësi ndryshe në qendrat rezidenciale, fëmijëve pa kujdes prindëror dhe shmangur cdo kontakt me jashtë, deri edhe kontaktin me njerëzit e tyre të afërt, me familjet e tyre.
🔴 KJO ËSHTË SHQIPËRIA E NJERËZVE QË PUNOJNË PËR NJERËZIT DHE QË NDRYSHE NGA MUA, NUK I SHIHNI NË TELEVIZOR A NË MEDIAT SOCIALE
#RESPEKT🙏