Berisha publikon mesazhin e banorëve: Do shpëtojmë nga koronavirusi, por do vdesim nga uria

Tuesday, 17 Mars 2020 20:13

Qytetarët po vuajnë për ushqimet bazë. Kjo për shkak të izolimit nga koronavirusi dhe neglizhencës së qeverisë e cila duket se i ka braktisur plotësisht.

Në një mesazh dërguar ish-kryeministrit Berisha, një qytetar nga zonat rurale shkruan se  po vuajnë për ushqime bazike. 

'Do shpëtojmë nga koronavirusi por do vdesim nga uria!

 
 

Qytetari dixhital nga zona rurale denoncon braktisjen e tyre të plotë nga narkoqeveria.

 

Ai denoncon mungesën e madhe të produkteve ushqimore!

Miq, une ju bëj thirrje qytetarëve të shmangin në maksimum kontaktet, daljet dhe të respektojnë të gjitha rregullat e higjenës si rruga më e sigurtë për të mbrojtur veten, familjen, shoqërinë nga infeksioni.

Unë ju lutem shumë të dashur qytetarë mos i njësoni këto rregulla me Edvin Çekap Maskën, Ndrikull Hajni Maskën dhe narkoqeverinë e tyre të cilëve ju nuk doni tju shifni fytyrën as bojën por i respektoni ato si një borxh moral që kemi ndaj vetes tonë dhe njëri tjetrit.

Gjithashtu kërkoj me urgjencë krijimin e njësive tregtare ambulante me mallrat ushqimorë dhe ato të higjenës dhe ilaçeve për zonat rurale të vendit në mënyrë që banorët e këtyre zonave të plotësojnë nevojat e përditshme bazë!

Lexoni mesazhin e tij prekes. sb
Z. Berisha pershendetje. Nje shqetesim te madh kemi me kete situat shtet rrethimi jetojem ne zona rulale ku nuk kemi as market per te bler qoft edhe nje pako kryp, cfar duhet te bejem? Kyj i derguari i Zotit kyj i gjati qe per veteceshte ngujuar ne parajsen e Sarajeve re Surrelit as qe ka menduar edhe me sa duket se kalon ne mendje edhe si ve faj se ka shum pune duke bere Jaga ska koh po shiko mos na mbarosh hall se do shpetojem nga corona virusi po do na vdesi nga uria kyj i madherishemi, i plot fuqishmi i shqip folesve kyj qe kaloi dhe pritshmerit e Elisa spiropalit se do ishte Skenderbeu i 2te po kyj doli perendija i dyte. Pa shiko mos flasesh ti e na mbarosh hall se atij i ka fol perendija ne rrez te veshit. Respekte Zoti Berisha Respekte''

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...