U shoqërua teksa ndiqte rastin e ‘gylenistit’ Simsek, gazetari i Fax News letër institucioneve vendase dhe të huaja

E mërkurë, 18 Mars 2020 09:53

Disa ditë më parë Gjykata e Apelit në Tiranë i dha të drejtë shtetasit Selami Simsek, duke e liruar, atij duket se nuk i është pranuar kërkesa për azil që ka bërë në vendin tonë.

Mbrëmjen e 9-të marsit, Simsek është dërguar në mënyrë të paprecedentë në ambientet e ministrisë së brendshme, ku dhe është marrë në pyetje nga ana e policisë ndërsa për disa orë me radhë ka qëndruar në sheshin përballë ministrisë i mbyllur brenda një furgoni dhe në shoqërinë e disa efektivëve.

Rreth mesnatës së kësaj date, policia ka ndaluar dhe gazetarin e Fax News, Bekim Bici, i cili ishte duke ndjekur nga afër ngjarjen. Ai kërkoi që të intervistonte Simsek por nuk u lejua nga ana e policisë, dhe u shoqërua për në komisariat me urdhër nga ”eprorët”, ndërsa pas disa orësh u la i lirë.

Bici ka shkruar një letër të cilën ua ka drejtuar Këshillit të Europës, Ambasadave të SHBA e BE-së në vendin tonë, Avokatit të Popullit dhe Komisionerit për të Drejtat e Njeriut.

Teksa në letrën e tij tregon rrethanat e ngjarjes, ai ka bërë apel për reagim të menjëhershëm të këtyre organizmave vendas dhe të huaj ndërsa thkson se kurrë më parë në Shqipërinë e pas ’90-ës në Shqipëri, Liria e Shprehjes dhe e Informimit dhe të Drejtat e Njeriut, nuk kanë qenë më shumë në rrezik.

“Kërkoj nga ju të reagoni menjëherë, pasi fjala e lirë në Shqipëri është drejt çensurës çdo ditë e më shumë. Shoqërimi, intimidimi dhe kërcënimi im në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës janë një fakt për këtë. Si gazetar me rreth 8 vite eksperiencë, sot ndihem i rrezikuar nga shteti im. Si gazetar ndihem i kërcënuar nga personi apo personat të identivikuar me kodin ‘390’”, shkruan ndër të tjera Bici.

 
Modifikuar më E mërkurë, 18 Mars 2020 10:04

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...