Agron Duka dhe 270 pasagjerë bllokohen në Gjermani, kompania anulon pa njoftuar fluturimin drejt Tiranës

E mërkurë, 18 Mars 2020 11:46

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka prej 4 ditësh ndodhet në Gjermani, ndërkohë që sot teksa priste t’i hipte avionit, kjo kompani udhëtimi pezulloi fluturimin.
Në një lidhje telefonike për ‘News24’ Duka deklaroi se kishte shkuar në Gjermani për një punë, por sot krejt parapritur dhe pa njoftuar, kompania kishte vendosur të anulonte udhëtimin për në orën 7:25 të mëngjesit, duke bërë të bllokohen në aeroport 270 pasagjerë.
“Kam nja katër ditë këtu. Nuk është problemi se janë anuluar fluturimet. Avioni nisej në 7:25, u bë chek-ini. Po kompania ka anuluar fluturimin. Jam folur dhe me ambasadorin Kuko, i cili u angazhua dhe me rezulton se nuk ka mbyllje të fluturimeve. Por kjo kompania, që është low cost, edhe pse ishte i mbushur ky avion, ka anuluar fluturimin dhe ka mbyllur dhe telefonat. 270 pasagjerë ndodhen këtu. Ishte linjë direkte për Tiranë. Ishte i planifikuar. Ky ishte një nga aeroportet që udhëtonte. Kjo është çudi. Kjo kompani ka mbyllur telefonin dhe nuk mund të kontaktojë njeri. Ky ngërç e ka krijuar kompania.”, tha Duka.

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...