Piro Ahmetaj:Lajm shumë i mirë: “Maqedonia e Veriut, nga sot “de Jure” anëtare e 30 e NATO-s” !

E mërkurë, 18 Mars 2020 14:28

Të nderuar miq/koleg,
E kam përjetuar me shumë kënaqësi lajmin e sapo shpërndarë nga Sekretari Përgjithshëm, Jans Stotenberg, i cili konfirmon se, me votën e Spanjës, konfirmohet “de Jure” anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut (MV) në NATO!
“Proçedura burokratike” do të ndjek administrimin e “Protokollit” të nënëshkruar nga 29 vendet në Washington DC, dhe kjo do të shënojë edhe datën zyrtare të anëtarësimit me të drejta të plota të MV në NATO.
Në vijim po ndaj disa vlerësime dhe mesazhe strategjike, për këtë ngjarje
1. Arritje e vonuar por e merituar, historike, jetike dhe gjeo-strategjike për MV.
2. Kështu, është jo vetëm një lajm i mirë por një ngjarje e një rëndësie strategjike për Rajonin si dhe vlerë e shtuar për NATO-n!
3. Inkurajim për të “izoluar” zgjerimin e influencës së Rusisë dhe Kinës në Ballkan.
4. Politika e mençur e NATO-s, dhe e SHBA: “më mire “in/brenda se out/jashte”, mbetet si shëmbull-shprese edhe për anëtarësimin e 2 vendeve tona në BE.
5. Siguria dhe stabiliteti demokratik në rajonin tonë mbetet ende e brishtë. Sfidat janë të përbashkëta, si: terrorizmi, oligarkitë politike, krizat ekonomike, kërcënimet elektronike, krimi i organizuar, emergjencat mjekësore, etj.
6. Nga kërcënimet & sfidat mundet & duhet të eksplorojmë oportunitete pozitive, për të mbjellë “paqe të qëndrueshme”, për vete, fëmijët tanë dhe brezat që vijnë.
7. Mundësi gjeostrategjike & ekonomike, që të jetësohet një projekt i përbashkët midis RSH, MV, RK dhe MZ, si për: “policimin ajror, mbrojtjen kibernetike, sistemin arsimor & stërvitjen, emegjencat civile, etj”.
I uroj përzemërsisht mirëseardhjen MV në familjen e vlerave & sfidave të përbashkëta.

Modifikuar më E mërkurë, 18 Mars 2020 14:42
Login to post comments