I pyetur nga gazetarja Juli Xhakoxhi mbrëmjen e së mërkurës në "Byro Politike"në ABCnews, për pacientin i cili rezultoi pozitiv, mjeku infeksionit tha se momenti i daljes nga spitali nuk përkon me shërimin e pacientit.
“Për pacientin 1, momenti i daljes nga spitali nuk përkon me shërimin e pacientit. Marrja e një mostre nuk do të thotë se pacienti është shëruar, por duhet të dimë se protokollet na deyrojnë të respektojmë marrjen e dy analizave në një hark kohor prej 48 orësh dhe pacienti do të vazhdojë vetëkarantimnim në shtëpi. Më pas merret një tjetër analizë për ta vërtetuar plotësisht. Por në spitalet italiane pacientë të shëruar janë rikthyer të sëmurë. Edhe për një muaj apo më shumë pas daljes nga spitali janë përsëri infektues për qytetarët e tjerë edhe pse vetë nuk kanë simptoma.
Pacienti pasi të bëhet testi i dytë do të dalë nga spitali, por për dy javë duhet karantinohet në shtëpi dhe kjo është e rëndësishme, për të qenë të sigurt se nuk do të jetë burim infeksioni. Edhe pse është një lajm shumë i mirë duhet të tregohemi të kujdesshëm sepse virusi ka shumë të panjohura”, sqaroi Pipero.
I pyetur nga gazetarja Juli Xhokaxhi për mospërdomin e “ibuprofen” apo për medikamnetet që po eksperimentohen dhe se mendohet se kanë dhënë efekt, Pipero tha se deri tani nuk ka një medikament anti COVID-19, të miratuar. Nuk kemi një protokoll të trajtimit të COVID-19 që është totalisht anti- COVID-19. Të gjitha medikamentet të përdoraurua me efikasitet kanë qënë ose antivirale ose imunodepresorë.
Nuk bëhet ekpseriment me medikamente te njerëzit, por janë përdorur me efikasitet dhe kanë rezultuar optimist.
Edhe ne po përdorim të njëjtat skema, antiviral dhe imunodepresor. Mjekimi tjetër është simptomatik.
Gjithashtu Pipero tha se virusi nuk transmetohet me insekte dhe se nuk kemi ende fakte se me ngritjen e temperturave do të ulet transmetueshmëria e këtij virusi.
“Jo se virusi zhduket nga ngritja e temperatura, por shkatërrohem me temperatur 50 grade për 30 minuta. Por ne duhet të presim zbutjen e kurbës së epidemisë dhe kjo nuk do të thotë që qytetarët të mendojnë se u ngroh koha dhe të lëvizin. Ata duhet të respektojnë urdhrat deri në një moment të dytë. Qytetarët nuk duhet të kenë frikë, por duhet të ruajnë veten dhe të tjerët dhe është shumë e rëndësishme të na dëgjojnë dhe të na mirëkuptojnë se pa bashkëpunimin e tyre ne nuk e përballojmë këtë epidemi.