Ndërsa vendi është në shtetrrethim dhe qeveria ka dhënë urdhër që njerëzit të mos dalin nga shtëpia, banorët e komunitetit rom në Elbasan janë ngritur në protesta.
Ata shprehehen se janë të izoluar dhe nuk kanë ushqime për të ngrënë. Ndaj i bënë apel kryeministrit Edi Rama ti ndihmojnë duke i furnizuar me ushqime pasi po i vdesin fëmijët për bukë.
“Fëmijët i kemi të sëmurë. Kemi nevojë për ndihmë nga Edi Rama. Jemi në krizë jemi popull i varfër. Ju lutem të na ndihmoni një orë e më përpara se jemi në krizë. Jemi popull i varfër. Ju lutem Edi Ramës një orë e më përpara të na sjelli ndihma për lagjen 5 maji në Elbasan,”– tha një prej protestuesve.
Banorët romë u shprehën se nuk kanë marrë asnjë ndihmë deri tani përveç disa familjeve.
“Marrim 30 mijë lekë, të hamë apo cfarë të bëjmë. Të na vdesin kalamajt për bukë. Të mendohet edhe për fukarenjtë. Nuk kemi marrë asnjë ndihmë vetëm 20 veta tek bashkia,”- shtoi një prej protestueseve.
Ndërsa theksuan se nuk janë kundër vendimit të qeverisë për tu izoluar për të mos u përhapur virusi por kanë nevojë për ushqime: “Mirë bën që mbron jetën tonë Rama por duhet të na japë ndihma.”
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...
I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...
Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...