427 të vdekur në 24 orë/ Italia ia kalon Kinës për numrin e viktimave

E Enjte, 19 Mars 2020 18:36

Nuk po njeh përmirësim situata nga koronavirusi në shtetin fqinj të Italisë.

Në 24 orët e fundit, 427 persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e virusit të ri Covid-19, duke e çuar në 3405 numrin total të viktimave.

Shefi i Mbrojtjes Civile, Borrelli, njofton se deri në këto momente numri i personave të infektuar nga koronavirusi ka arritur në 33 190, shto këtu dhe 4408 rastet e reja gjatë ditës së sotme.

 
 

Borrelli shton se numri i personave të shëruar në Itali që ishin prekur nga virusi ka shkuar në 4440 ndërsa në terapi intensive janë shtruar dhe 2498 persona.

Login to post comments