Berisha denoncon: Qeveria bëri "sehir" 2 muaj për COVID 19, nuk u karantinua asnjë shtetas nga zonat e prekura

E Enjte, 19 Mars 2020 21:31

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka denoncuar neglizhencën e qeverisë për ti bërë ballë epidemisë së koronavirusit.

Në një lidhje me skype për "360 Gradë" në Rtv Ora, Berisha tha se qeveria humbi 2 muaj kohë që pas shfaqjes së virusit në Kinë, Kore e Jugut, Iran dhe më vonë në Itali duke mos marrë asnjë masë.

Ai tha se në këtë periudhë nuk është karantinuar azsnjë shtetas i ardhur nga këto vende.

Berisha: Nga mesi i dhjetorit deri në datën 9 mars në këtë vend nuk është karantinuar qoftë dhe një qytetar i vetëm që vinte nga Kina, Korea e Jugut, nga Irani dhe më vonë nga Italia. Asnjë i vetëm. Në këtë vend që nga mesi i dhjetorit deri para tre ditësh nuk është shpenzuar asnjë qindarkë, nuk është marrë një masë e vetme për tu përgatitur nga pikëpamja mjekësore për përballimin e kësaj epidemie.

Ai kundërshtoi deklaratat e Ramës se Shqipëria është vend i varfër dhe ka marrë masa aq sa ka mundësi.

Berisha: Shqipëria nga 2018 e deri sot futet në vendet me të ardhura të mesme të larta, që nuk është aspak vend i varfër. Qëndruarm duarkryq 2 muaj rresht nga papërgjegjshmëria dhe paaftësia.

Login to post comments