Nisma/ Zenel Hoxha letër Johnsonit: Të legalizohen shqiptarët e paligjshëm në Britani

Premte, 20 Mars 2020 20:59

Presidenti i Dhomës së Tregëtisë Britani-Shqipëri Zenel Hoxha në një lidhje telefonike për Fax News nga Londra deklaroi se i ka nisur një letër kryeministrit britanik Boris Johonson që të amnistohen qytetarët e paligjshëm shqiptarë në Britani.

‘I kam dorëzuar një letër që i kërkoj në emër të komuniteteve për të marrë në konsideratë integrimin e plotë të bashkëatdhetarëve si nga Shqipëria dhe në vende të tjera të botës, në këtë kohë kaq të rrezikshme.

Të marrin në konsideratë elemetin bazë të drejtave të njeriut që të integrohen si të gjithë qytetarët britanikë me të drejta të ligjshme’.

 

Po ashtu Hoxha theksoi edhe faktin se në këtë situatë të rëndë, shumë shqiptarë janë të pa regjistruar në sistemin britanik shëndetësor.

 

 ‘Ky virus me pasoja katastrofike do të jetë me pasoja të mëdha për ato që nuk janë regjistruar në sistemin shëndetësor britanik.

Ka shumë shqiptarë të paregjistruar, por janë edhe nga vende të tjera të botës. Do të ketë një fazë mbrojtëse për të gjithë popullin britanik. Do të ketë pasoja katastrofike. Për çdo rast do të jenë në gjendje të marrin shërbimin shëndetësor, nëse do të jenë të ligjshëm.

Ne duhet të bashkohemi me qëllim që ta përballojmë këtë katastrofë të papritur dhe të paprecedentë të historisë së njerzimit. Duhet të dini që mundësia më e mirë është përmes bashkëpunimit ndërmjet njëri tjetrit. Uroj që kjo të kalojë pa dëmë. Dua tu them shqiptarëve të gjejnë mënyra për të bashkëpunuar.’- tha Hoxha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...