Koronavirusi, del bilanci i fundit/ Shkon 11400 numri i viktimave, mbi 270 mijë të prekur

Saturday, 21 Mars 2020 09:29

Rastet e infektimit nga koronavirusi në botë kanë tejkaluar shifren e 275,000 personave, ndërsa numri i vdekjeve ka arritur në 11.400. Keto jane te dhenat me te fundit qe raporton Ansa, duke iu referuar bulentit te botuar nga Universiteti Johns Hopkins.

Sipas te dhenave numri i personave te sheruar jane  88.2256. 

KINA – Zero raste të brendshme, 41 të importuara: Për të tretën ditë me radhë, Kina nuk ka pasur raste të reja të koronaviruse të gjeneruara brenda vendit, madje as në Wuhan, ku ishte shpërthimi i pandemisë: në të dhënat e azhurnuara të Premten, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë ( NHC) përmendi vetëm 41 infeksione të importuara nga jashtë. Ka 14 raste në Pekin, 9 në Shanghai, 7 në Guangdong dhe 4 në Fujian; një në Sichuan.

Koreja Jugore shenon raste te reja te te prekurve. sipas të dhënave të siguruara nga Qendrat e Koresë për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të azhornuar të Premten, ka 147 raste nga 87 qe kishte të enjten, duke e çuar totalin në 8.799. Me 8 vdekje të reja, numri i vdekjeve tejkalon shifren 100.

SINGAPORE – Ministria e Shëndetësisë në Singapor njoftoi sot dy vdekjet e para të shkaktuara nga koronavirusi. Sipas raportimeve nga Guardian, është një 75-vjeçar nga Singapori dhe një 64-vjeçar indonezian. Deri më tani ka pasur 385 raste të infeksionit.

COLOMBIA – Presidenti i Kolumbisë, Ivan Duque, ka njoftuar se izolimi i detyrueshëm do të vendoset në vend nga e marta deri më 13 prill për t’u përballur me pandeminë e koronavirusit. “Si pjesë e gjendjes së jashtëzakonshme, ne do të imponojmë izolim të detyrueshëm për të gjithë kolumbianët nga e marta e ardhshme,” tha Duque në një fjalim televiziv mbarëkombëtar.

SHBA – 225 vdekje dhe 17.500 raste – Të paktën 225 pacientë me koronavirus vdiqën, ndërsa rastet pozitive tejkaluan 17,500.

Evropa vijin te mbetet shume problematike, kryesisht me Italine, ku vetem dje numri i te vdekurve ishte 627 persona.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...